Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇEMBÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT vjet. 1. Shami koke prej nape të bardhë, zakonisht e qëndisur, që e hedhin gratë mbi ballë. Çember i bardhë (i kuq). Çember i qëndisur. Lidh (vë) çemberin.…
Shfaq përkufizimin e plotë →►ÇÉM/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Kujtohem. M’u çem ajo ngjarje. 2. vetv., vet. v. III. Del, shfaqet diçka. Iu çemën mustaqet. ✱Sin.: kujtohem, shfaqet, buthton, bulëzon.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇEMERÍG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Veratrum album) Shtara e bardhë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÉMJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Përmendje.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÉMK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Lëmishte.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇEMPÁRE,~T f. vet. sh. Paftat e teneqesë te rrethi prej druri i dajres. Zhurma e çempareve.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇEMËRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET zyrt. Veprimi kur çemëroj dikë ose kur çemërohem; kund. emërim. Për çdo emërim dhe çemërim. Nuk ndodh emërim dhe çemërim në emër të partisë në pushtet.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇEMËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., zyrt. Shkarkoj nga një detyrë apo nga një punë; kund. emëroj. Ka të drejtën të emërojë e të çemërojë. Mbreti emëron dhe çemëron nëpunësit e shtetit.…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÉM/ËRR,~RRA f. Marramenth nga lartësia. Të kap çemrra po pe poshtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇEMËR/ÚAR (i, e) mb. Që është shkarkuar nga detyra apo nga puna; kund. i emëruar. Ministër i çemëruar. Kryeplak i çemëruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë