Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇÉLUR (i, e) mb. 1. Që lejon dikë a diçka të hyjë brenda, të dalë a të kalojë lirisht, i hapur; kund. i mbyllur. Derë e çelur. Dritare e çelur.
2. Që i është hequr kapaku, mbyllësja a mbështjellja; kund. i mbyllur. Shishe e çelur. Kuti (enë) e çelur. Zarf i çelur. Njëra nga letrat ishte e çelur.
3. Që i ka pjesët a anët të larguara ose të mënjanuara njëra nga tjetra, që është shpalosur, i hapur; kund. i mbyllur. Libër i çelur. Me sy të çelur. Me gojë të çelur.
4. Që është gërmuar a shpuar, i çarë; që nuk është mbuluar a mbushur. Varr i çelur. Puse të çelur që ti nuk i ke gërmuar.
5. Që ka nisur veprimtarinë, që punon, i hapur; kund. i mbyllur. Dyqan i çelur. Rri i çelur gjithë ditën.
6. Që lejon kalim të lirë, që nuk është i zënë a i rrethuar me diçka. Rrugë e çelur. Tani ti udhën e ke të çelur.
7. fig. Që lë mundësi për të ecur përpara, që nuk ka pengesa a vështirësi; i hapur. Rrugë të çelura. Horizonte (perspektiva) të çelura. I ka të gjitha rrugët të çelura.
8. fin. Që i vijon veprimet financiare, që nuk është mbyllur a ndërprerë, i hapur. Llogari e çelur. Kredi e çelur.
9. Që ka ngjyrë jo të theksuar, që vjen duke e humbur ngjyrën e vet dhe afrohet me të bardhën, i hapur; kund. i errët, i mbyllur. Ngjyrë e çelur. E kuqe e çelur. Një shami në ngjyrë të çelur.
10. Që tingëllon i qartë e i pastër (për zërin). Zë i çelur.
11. Që është i qeshur e i gëzuar, që është buzagaz e i afrueshëm; kund. i zymtë. Fytyrë e çelur. Është gjithnjë i çelur në fytyrë. Faqet i kishin të çelura. Me fytyrë pakëz të çelur nga ideja e tij.
12. fig. Që është i gjallë e i zhdërvjellët në marrëdhënie me të tjerët, që nuk është i mbyllur; kund. i mbyllur. Djalë i çelur. Vajzë e çelur. Bëhet më i çelur.
13. Që hapet në një vend, që ka një të prerë a një të çarë diku (për veshjet); kund. i mbyllur. Jakë e çelur. Me grykë të çelur.
14. Që i kanë shpërthyer sythat ose burbuqet. Lulet e çelura. Boçet e çelura. Pambuk i çelur. Nën strehë kishin çelur lulet.
15. Që ka dalë nga veza; që ka dhënë zogun ose larvën. Vezët e çelura. Fara e çelur e krimbit të mëndafshit.
16. fin. Që ka caktuar për investim ose ka dhuruar një shumë parash. Fond i çelur për investim.
✱Sin.: i hapur, i çelët, i shpalosur, i çarë, i nisur, i filluar, i lirë, i qeshur, i gëzuar, buzagaz, i afrueshëm, i gjallë, i zhdërvjellët, i qartë.
♦ *Derë e çelur (e hapur). E ka derën të çelur (*të hapur) (dikush).
ÇÉLUR ndajf. 1. Në atë mënyrë që lejon dikë a diçka të hyjë brenda, të dalë a të kalojë lirisht; pa çelës; hapur; kund. mbyllur. E lë (mbetet) çelur. Qëndron çelur. Dera ishte çelur. Lëre çelur atë shteg bisede.
2. Me pjesët a anët të larguara ose të mënjanuara njëra nga tjetra, hapur; kund. mbyllur. Me sytë çelur. Me gojë çelur. E lë çelur derën e dhomës.
3. Duke e vijuar punën, në veprimtari e sipër; kund. mbyllur. Shkolla rri çelur. E gjeta dyqanin çelur. Rri gjithë ditën çelur. Ekspozita qëndron çelur prej orës... Bashkinë e gjen çelur deri në fund të orarit zyrtar.
4. fig. Haptas, pa e fshehur, hapur. I flas çelur. E shfaq çelur.
✱Sin.: hapur, haptas, çiltas, sheshit, açik, çelurazi.
♦ Me *ballë çelur. E mban derën çelur (*hapur) (dikush).
ÇEL vep., ~A, ~UR kal. 1. Lëviz duke e shtyrë a tërhequr, mënjanuar a ngritur një derë, një kanat etj. për të hyrë lirisht diku a për të dalë prej andej, për të lidhur mjedisin e brendshëm me të jashtmin; hap; kund. mbyll. Çel derën (dritaren). Çel kanatin. Çel nga brenda (nga jashtë). E çel me forcë.
2. I heq kapakun, mbyllësen a mbështjelljen diçkaje të mbyllur ose të mbështjellë; hap; kund. mbyll. Çel shishen. Çel kapakun. Çel zarfin. Çel një pako. Çel kutinë e konservave.
3. Ia liroj bravën a drynin diçkaje të mbyllur, zhdryj; kund. mbyll. Çel derën. Çel bravën (drynin). Çel me çelës.
4. Shpalos diçka të palosur, të mbledhur a të mbyllur, drejtoj diçka të përthyer; hap dy pjesë a dy anë të puthitura ose të afruara të diçkaje; hap; kund. mbyll. Çel çadrën. Çel librin (regjistrin, fletoren). Çel briskun. Çel sytë. Çel gishtat. Çel grushtin. Çel gojën.
5. Punoj për herë të parë diçka duke gërmuar a duke shpuar; çaj. Çel një gropë. Çel një vrimë. Çel një vijë (një kanal). Çel një tunel (një galeri). Çel themelet. Çel tokën (ugarin). Çel rrah.
6. Bëj që të nisë nga puna a nga veprimtaria diçka; hap; kund. mbyll. Çel një shkollë. Çel një ekspozitë. Çel një dyqan. Çel shtëpi të re nis të banoj veçan në një shtëpi tjetër.
7. Bëj të nisë një veprimtari, filloj diçka; filloj i pari; shpall; nis; kund. mbyll. Çel mbledhjen. Çel bisedën (diskutimin). Çel fushatën. Çel programin. Çeli serinë e golave.
8. fig. I nxjerr, i krijoj, i shkaktoj vështirësi etj. a diçka të papëlqyeshme. I çel punë. I çel ngatërresa (telashe). Na çeli avaze.
9. fig. Mënjanoj pengesat ose vështirësitë për të ecur përpara; hap. Çel rrugë të reja. I çel horizonte të reja.
10. Vë në veprim, lëshoj që të punojë; i hap rrugën diçkaje që rrjedh ose një rryme energjie; kund. mbyll. Çel dritën. Çel radion. Çel ujin (musllukun). Çel gazin (ajrin).
11. fin. I jap mundësi dikujt të tërheqë para; filloj veprimet financiare në një bankë. I çel kredi. Çel një llogari.
12. fin. Caktoj për investim ose dhuroj një shumë parash. Ka çelur fondet për shumë apartamente.
13. fig. E bëj t’i qeshë fytyra, e gëzoj. I çeli fytyrën (ballin). Na çeli të gjithëve.
14. vet. v. III. Ngroh vezët për të dalë zogj. Çel zogj. Çel vezët.
15. vet. v. III jokal. Del nga veza (për zogjtë, larvat). Çelën zogjtë. Çelën krimbat e mëndafshit.
16. vet. v. III. Bën të dalin gjethet a të hapen petlat e luleve. Çeli lule. Çeli gjethe.
17. vet. v. III jokal. Shpalosen petlat ose gjethet duke u rritur, shpërthejnë burbuqet ose sythat; lëshon lule, lulëzon. Çelin lulet. Çelin gjethet. Çelën manushaqet. Çeli pambuku. Çelën pemët. Çeli molla (dardha, bajamja). Sa lule çelin, të gjitha s’lidhin. (fj. u.).
18. fet. Hap vaktin pas agjërimit me një ushqim a pije në mbrëmje (për besimtarët myslimanë gjatë muajit të Ramazanit). Vakti për ta çelur. Çel Ramazanin. Zakonisht e çel Ramazanin me ujë.
19. bised. Lëshoj bagëtinë, i nxjerr për të kullotur. Çel bagëtitë. Çel berrat (dhitë). Çel lopën.
20. krahin. Ndez. Çel zjarrin. Çeli fitilin (llambën). Çeli një qiri.
21. krahin. Pres si mik, fut në shtëpi si mik. E çeli mik. E çeli në shtëpi.
22. vet. v. III jokal. Fillon të zbardhë, agon (për dritën e ditës). Çel agimi. Çeli drita (dita). Pa çelur drita pa zbardhur, herët, në agim.
23. vet. v. III jokal. Pastrohet nga retë, kthjellohet, hapet. Çeli koha. Çeli moti.
✱Sin.: hap, zhdryj, çaj, shpall, nis, gëzoj, del, lëshoj, lulëzon, agon, hapet.
♦ Çel (hap) *dyert. Më çeli *drita. Çel (hap) një *hendek. Çel (*hap) e s’mbyll (dikush) keq. I çel (i hap) *portën (portat) (dikujt a diçkaje). Sa çel (sa hap) e mbyll *sytë. Çel (hap) *rrugë të reja. Çel (hap) *shtigje të reja. I çel (i hap) *shtegun (dikujt a diçkaje). (Flet) çel e mbyll (dikush) nuk e thotë drejtpërdrejt mendimin, i bie fjalës rrotull, e lë të papërcaktuar, s’e merr vesh se ku rreh me fjalën e tij. Çel (nxjerr) *zogj (dikush) iron.
ÇÉLURAZI ndajf. Çiltas. Foli çelurazi djalit. Bëje çelurazi fejesën.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë