Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇELNIKÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT vjet. 1. Bashkimi i disa barinjve shtegtarë me një çelnik në krye për të kullotur tufat e tyre e për të punuar bulmetin bashkërisht. 2. hist. Taksë që …
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇELNÍK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET E shoqja e çelnikut. U duk çelnikja.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇELNIKÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Gruaja që punonte bulmetin në një stan me shumë barinj; stanore. ✱Sin.: stanore, shtëpresë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇELNIKÓS vep., ~A, ~UR kal. Forcoj; çelikos. Feja i çelnikos lidhjet ndërmjet njerëzve. Forca që çelnikos vullnetin e njeriut.
Shfaq përkufizimin e plotë →►ÇELNIKÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Forcohem; çelikosem. U çelnikos miqësia dhe vëllazërimi. Ti je çelnikosur në këto luftëra. Vendosmëria është çelnikosur përmes përvojës.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇELNIKÓSUR (i, e) mb. I forcuar; i çelikosur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë