Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇELEPETÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR bised., vetv. Nis ta marr veten pas një sëmundjeje; mëkëmbem. U çelepetisa avash-avash. Çelepetisem shpejt.
✱Sin.: mëkëmbem, këndellem, përtërihem.
ÇELEPETÍSJ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised. Gjendja kur çelepetisem. ✱Sin.: mëkëmbje, këndellje, përtëritje.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇELEPETÍSUR (i, e) mb., bised. Që nis ta marrë veten pas një sëmundjeje; i mëkëmbur. Trup i çelepetisur. ✱Sin.: i mëkëmbur, i këndellur, i përtërirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë