Fjalori
ÇEL

ÇEL vep., ~A, ~UR kal. 1. Lëviz duke e shtyrë a tërhequr, mënjanuar a ngritur një derë, një kanat etj. për të hyrë lirisht diku a për të dalë prej andej, për të lidhur mjedisin e brendshëm me të jashtmin; hap; kund. mbyll. Çel derën (dritaren). Çel kanatin. Çel nga brenda (nga jashtë). E çel me forcë.

2. I heq kapakun, mbyllësen a mbështjelljen diçkajembyllur ose të mbështjellë; hap; kund. mbyll. Çel shishen. Çel kapakun. Çel zarfin. Çel një pako. Çel kutinë e konservave.

3. Ia liroj bravën a drynin diçkajembyllur, zhdryj; kund. mbyll. Çel derën. Çel bravën (drynin). Çel me çelës.

4. Shpalos diçkapalosur, të mbledhur a të mbyllur, drejtoj diçkapërthyer; hap dy pjesë a dy anëputhitura ose të afruaradiçkaje; hap; kund. mbyll. Çel çadrën. Çel librin (regjistrin, fletoren). Çel briskun. Çel sytë. Çel gishtat. Çel grushtin. Çel gojën.

5. Punoj për herëparë diçka duke gërmuar a duke shpuar; çaj. Çel një gropë. Çel një vrimë. Çel një vijë (një kanal). Çel një tunel (një galeri). Çel themelet. Çel tokën (ugarin). Çel rrah.

6. Bëj që të nisë nga puna a nga veprimtaria diçka; hap; kund. mbyll. Çel një shkollë. Çel një ekspozitë. Çel një dyqan. Çel shtëpi të re nisbanoj veçan në një shtëpi tjetër.

7. Bëjnisë një veprimtari, filloj diçka; filloj i pari; shpall; nis; kund. mbyll. Çel mbledhjen. Çel bisedën (diskutimin). Çel fushatën. Çel programin. Çeli serinë e golave.

8. fig. I nxjerr, i krijoj, i shkaktoj vështirësi etj. a diçkapapëlqyeshme. I çel punë. I çel ngatërresa (telashe). Na çeli avaze.

9. fig. Mënjanoj pengesat ose vështirësitë për të ecur përpara; hap. Çel rrugëreja. I çel horizontereja.

10. Vë në veprim, lëshoj që të punojë; i hap rrugën diçkajerrjedh ose një rryme energjie; kund. mbyll. Çel dritën. Çel radion. Çel ujin (musllukun). Çel gazin (ajrin).

11. fin. I jap mundësi dikujttërheqë para; filloj veprimet financiare në një bankë. I çel kredi. Çel një llogari.

12. fin. Caktoj për investim ose dhuroj një shumë parash. Ka çelur fondet për shumë apartamente.

13. fig. E bëj t’i qeshë fytyra, e gëzoj. I çeli fytyrën (ballin). Na çeligjithëve.

14. vet. v. III. Ngroh vezët për të dalë zogj. Çel zogj. Çel vezët.

15. vet. v. III jokal. Del nga veza (për zogjtë, larvat). Çelën zogjtë. Çelën krimbat e mëndafshit.

16. vet. v. III. Bëndalin gjethet a të hapen petlat e luleve. Çeli lule. Çeli gjethe.

17. vet. v. III jokal. Shpalosen petlat ose gjethet duke u rritur, shpërthejnë burbuqet ose sythat; lëshon lule, lulëzon. Çelin lulet. Çelin gjethet. Çelën manushaqet. Çeli pambuku. Çelën pemët. Çeli molla (dardha, bajamja). Sa lule çelin, të gjitha s’lidhin. (fj. u.).

18. fet. Hap vaktin pas agjërimit me një ushqim a pije në mbrëmje (për besimtarët myslimanë gjatë muajit të Ramazanit). Vakti për ta çelur. Çel Ramazanin. Zakonisht e çel Ramazanin me ujë.

19. bised. Lëshoj bagëtinë, i nxjerr për të kullotur. Çel bagëtitë. Çel berrat (dhitë). Çel lopën.

20. krahin. Ndez. Çel zjarrin. Çeli fitilin (llambën). Çeli një qiri.

21. krahin. Pres si mik, futshtëpi si mik. E çeli mik. E çelishtëpi.

22. vet. v. III jokal. Fillonzbardhë, agon (për dritën e ditës). Çel agimi. Çeli drita (dita). Pa çelur drita pa zbardhur, herët, në agim.

23. vet. v. III jokal. Pastrohet nga retë, kthjellohet, hapet. Çeli koha. Çeli moti.

Sin.: hap, zhdryj, çaj, shpall, nis, gëzoj, del, lëshoj, lulëzon, agon, hapet.

Çel (hap) *dyert. Më çeli *drita. Çel (hap) një *hendek. Çel (*hap) e s’mbyll (dikush) keq. I çel (i hap) *portën (portat) (dikujt a diçkaje). Sa çel (sa hap) e mbyll *sytë. Çel (hap) *rrugëreja. Çel (hap) *shtigjereja. I çel (i hap) *shtegun (dikujt a diçkaje). (Flet) çel e mbyll (dikush) nuk e thotë drejtpërdrejt mendimin, i bie fjalës rrotull, e lë të papërcaktuar, s’e merr vesh se ku rreh me fjalën e tij. Çel (nxjerr) *zogj (dikush) iron.


Rezultate të ngjashme

ÇELÁN,~E mb. Që i kanë rënë flokët. Burrë çelan.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►ÇÉL/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Lëviz një derë, një kanat etj. duke u lënë i lirë kalimi për të hyrë diku a për të dalë prej andej ose për t’u lidhur mjedisi i br…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇELÍ,~AI f. sh. ~, ~TË Tokë e pastruar nga drurët a tokë buke e çelur rishtas; lirishtë. Iu ngjit asaj çelije. Kishte rënë rrezja e diellit në çeli.Sin.: lirishtë, çeltirë, çelojc…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇELÍ,~AII f. sh. ~, ~TË Akacie.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇELÍ/K,~KUI m. sh. ~QE, ~QET 1. Metal i fortë, i përkulshëm e i farkëtueshëm, me ngjyrë hiri në të argjendtë, që del nga lidhja e hekurit me karbonin e me pak përzierje të tjera. Ç…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇELÍK,~KUII m., zool. (lat. Paraphoxinus minutus) Barkulec.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇELÍT vep., ~A, ~UR kal. Çel.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇÉL/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT Vija prej nga fillojnë disa lojëra fëmijësh. Vrapoj te çela. Vuri këmbën në çelë. Ia gjeta çelën (diçkaje) shih ia gjeta shtegun (diçkaje). I zë çelën (di…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇÉL/Ë,~AII f. Pjesa e zgjedhur dhe më e mirë e diçkaje; ajka, lulja. Çela e grurit (e miellit). Çela e trimave. Çela e nuseve. I marr çelën qumështit. Sin.: ajkë, lule, majë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇÉL/Ë,~AIII f. kryes. sh. ~A, ~AT Këpucë të vjetra të grisura, brashnja. Mbath ca çela. U bënë çela këpucët.Sin.: brashnja, shkarpaII.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.