Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇEKUILIBRÚAR (i, e) mb., libr. 1. Që i është prishur ekuilibri; që ka humbur drejtpeshimin, që është në gjendje çekuilibri; kund. i ekuilibruar. Gjendje e çekuilibruar. Bilanc i çekuilibruar. Ekonomi e çekuilibruar. Një dietë e çekuilibruar dhe e pamjaftueshme mund të shkaktojë efekte negative.
2. Që mendon e vepron në mënyrë të parregullt, që nuk ka ekuilibër mendor a shpirtëror. Njeri i çekuilibruar. Qëndrim i çekuilibruar. I çekuilibruar mendërisht. I çekuilibruar emocionalisht.
ÇEKUILIBR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., libr. I prish ekuilibrin; e nxjerr nga gjendja e ekuilibrit; i prish drejtpeshimin ose përputhjen midis anëve; kund. ekuilibroj. E çekuilibron bilancin. Do të çekuilibronte funksionet e këtij ekosistemi. Çekuilibron përthithjen normale të glukozës.
ÇEKUILIBRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Prishje e ekuilibrit dhe drejtpeshimit; kund. ekuilibrim. Çekuilibrimi i bilancit. Një çekuilibrim i papritur. I shkakton çekuilibrim. Çekuilibr…
Shfaq përkufizimin e plotë →►ÇEKUILIBR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr. 1. vetv. Humbas ekuilibrin; më prishet ekuilibri; humbet drejtpeshimi ose përputhja e rregullt midis anëve; kund. ekuilibrohem. Çifti ç…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇEKUILIBR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., libr. I prish ekuilibrin; e nxjerr nga gjendja e ekuilibrit; i prish drejtpeshimin ose përputhjen midis anëve; kund. ekuilibroj. E çekuilibron b…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇEKUILIBRÚES,~E mb. Që të prish ekuilibrin, që të bën të humbësh drejtpeshimin; kund. ekuilibrues. Eliminimi i faktorëve çekuilibrues. Një faktor çekuilibrues. Dy futbollistë çekui…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇEKUILIBRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të çekuilibrohet, që mund të humbasë drejtpeshimin; kund. i ekuilibrueshëm. Njeri i çekuilibrueshëm. Është lehtësisht e çekuilibrueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇEKUILÍB/ËR,~RI m., libr. Mungesë ekuilibri, gjendje e paekuilibruar; humbje e drejtpeshimit midis anëve ose e përputhjes midis tyre; kund. ekuilibër. Çekuilibri qelizor. Çekuilibr…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë