Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇEJZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur çejzoj dikë. Me paratë e mikut që silleshin për çejzim paje. Lypshin bukur shumë mall për çejzim.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇEJZÍT vep., ~A, ~UR kal. E ndihmoj nusen të përgatisë pajën; çejzoj. E kemi çejzitur nusen.
Shfaq përkufizimin e plotë →►ÇEJZÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Bëj pajën. Ajo ishte duke u çejzuar për martesë. Familjarët në vazhdimësi i kanë sjellë para për t’u çejzuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇEJZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I jap pajë nuses; përgatis pajën. Ai duhej ta çejzonte nusen.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇEJZTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që çon pajën e nuses në shtëpinë e burrit. Më zgjodhën për çejztar të enjten.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë