Fjalori
ÇEDUKUAR

ÇEDUKÚAR (i, e) mb. është edukuar keq; i çmësuar; kund. i edukuar. Sot, kur kemi mundësijemi më të edukuar, jemi më të çedukuar. Për të edukuar qytetarinë e çedukuar në kaosin postdemokratik.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: ÇEDUKOJ
ÇEDUKOJ

ÇEDUK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I prish dikujt edukatën e mirë, edukoj keq; çmësoj; kund. edukoj. vend t’i edukonte, i çedukonte. Po e çedukon publikun me këto emisione. Sokrati u akuzua se çedukonte të rinjtë e Athinës.


Rezultate të ngjashme

ÇEDUKÚES mb. Që nuk të edukon si duhet, që të edukon keq, të çmëson; kund. edukues. Funksion çedukues. Mjet çorientues dhe çedukues. Emisione çedukuese.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.