Fjalori
ÇEÇO

ÇÉÇO,~JA m. sh. ~, ~T bised. 1. Emër me të cilinvegjlit thërresin babanë ose vëllanë e madh. E la jetim çeçoja. E thirri çeçoja. Si çeçoja patjetër, dashur padashur, medoemos.
2. keq. Njeri i lënë pak nga mendtë. Flet si çeço. Është bërë çeço fare.
U çeço (dikush) shih u tapë (dikush). E bëri çeço (dikë) shih e bëri lule (dikë).


Rezultate të ngjashme

ÇEÇO/MÁDH,~I m. sh. ~MËDHÉNJ, ~MËDHÉNJTË Vëllai i madh. Më thirri çeçomadhi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇEÇOVÓGËL,~I m. Vëllai i vogël. Bën çeçovogli si çeçomadh.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.