Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇATÁLL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Dru me bigë në majë, furkë. Nxjerr një çatalle nga lisi.
2. Vig druri për të sëmurët a një të vdekur. E mbaj (e sjell) me çatalle. Të prufshin me çatalle! mallk. vdeksh! Vetullvrenjtur qëndronte ai si malet nën çatalle resh të zeza.
3. Copë dërrase që i vihet këmbës së thyer për të mos lëvizur, pallaskë.
✱Sin.: furkë, vig, pallaskë.
ÇATÁ/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JTË 1. Degë e një druri që ndahet anash; bisk që del anash; bigë. Çatajtë e ullirit. Kumbull me dy çataj. Lëshon çataj. Pres një çatall. 2. Majë e dalë ana…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇATÁLL,~E mb. 1. Që është rritur i ndarë më dysh qysh nga rrënja ose nga trungu. Vidh (lis, man) çatall. Misër çatall. 2. Që ka dy dhëmbë, që është i bigëzuar. Bel çatall. Sfurk ça…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇATALLÁN,~E mb. 1. Që ecën shtrembër, çatall.2. Që ka fytyrë të shëmtuar a të shtrembëruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇATALLÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Burrë që ecën shtrembër, çatall.2. Burrë me fytyrë të shëmtuar a të shtrembëruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇATALLÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET 1. Grua që ecën shtrembër, çatalle.2. Grua me fytyrë të shëmtuar a të shtrembëruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇATÁLL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Dru me bigë në majë, furkë. Nxjerr një çatalle nga lisi. 2. Vig druri për të sëmurët a një të vdekur. E mbaj (e sjell) me çatalle. Të prufshin me çat…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇATALLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur çatalloj diçka ose kur çatallohem. ✱Sin.: bigëzim, shtrembërim, çaprazim, çakërritje, prishje.
Shfaq përkufizimin e plotë →►ÇATALL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR bised. 1. vetv., v. III. Ndahet më dysh duke iu hapur fort anash majat në të dyja anët; bigëzohet. Çatallohet druri. Ishte çatalluar masha. 2. v…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇATALL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., bised. 1. Ndaj më dysh duke i hapur anash bigat, bigëzoj; shtrembëroj duke i kthyer majat anash. Çatalloj një dru. 2. Hap fort në të dyja anët. Çat…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇATALLÚAR (i, e) mb. Që është çatalluar. Fotografia jonë kolektive është e çatalluar. Mbetëm me sy të çatalluar. I çatalluar nga frika m’u betua se në terrenin e tij endeshin hije …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë