Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇARTAKËNDËS,~E mb. Që ta prish ëndjen dhe dëshirën për diçka.
✱Sin.: çartaqejfas, prishaqejfas, qejfprishur.
ÇARTAKÚQUR (i, e) mb. Që është skuqur në fytyrë prej zemërimit. Ashtu i çartakuqur u ul në tryezë dhe bërtiste.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇARTAKËND vep., ~A, ~UR kal. Ia prish ëndjen dhe dëshirën dikujt, e mërzis. Është shumë i zoti që të çartakëndë njerëzit.✱Sin.: mërzit, zemëroj, trishtoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇARTAKËNDAS ndajf. Çartaqejfas. E bëj çartakëndas punën.
Shfaq përkufizimin e plotë →►ÇARTAKËND/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Më prishet ëndja dhe dëshira për diçka. U çartakënda duke ndenjur kot. ✱Sin.: mërzitem, zemërohem, trishtohem.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇARTAKËNDJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Gjendja kur çartakënd dikë ose kur çartakëndem. ✱Sin.: çartaqejf, qejfprishje, mërzi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë