Fjalori
ÇARTË

Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: CART
CART

CART vep., ~A, ~UR kal., krahin. Prish; vras. E carti kungullin.

ÇART

ÇART vep., ~A, ~UR kal. 1. Prish. E çarti gardhin. Çart këpucët. Çart punën. Ia çarti djalin. I ka çartur lufta. E çart dasmën e huaj. Mos e çart zemrën.
2. Shkel. Çart fjalën. Çart besën. E çarti benëbëri për atë bukë.
Nuk e çart *besën (dikush). Nuk e çart (nuk e prish, nuk e turbullon) *gjakun (dikush).


Rezultate të ngjashme

ÇART,~I m., krahin. Kllapi, përçart. Flet nëpër çart. Temperatura e lartë mund të shkaktojë çart.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇART vep., ~A, ~UR kal. 1. Prish. E çarti gardhin. Çart këpucët. Çart punën. Ia çarti djalin. I ka çartur lufta. E çart dasmën e huaj. Mos e çart zemrën.2. Shkel. Çart fjalën. Çart…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇARTÁN,~E mb. 1. Që është i ashpër, i egër; i çmendur. 2. fig. Që është shumë trim, i çartur. Ngrysi vetullat gjyshi çartan. Sin.: i ashpër, i egër, i çmendur, trim, i çartur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇARTÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Njeri i ashpër, i egër; i çmendur. Sikur Kanuni është nxitës i hatasë, çartan idhnak që ndez vrasjet në reaksion zinxhir.2. fig. Njeri shumë trim, i çar…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇÁRTAS ndajf. Duke u grindur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►ÇÁRT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Prishem. U çart gardhi. Çartet shtëpia. U çartën mollët (patatet). U çart miqësia. U çartën njëri me tjetrin. 2. vetv. Humbas vetëdijen nga et…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇÁRTER,~I m. sh. ~A, ~AT Aeroplan që është marrë me qira për një udhëtim të caktuar. Duke e hipur në çarter për të takuar Ronaldon. Shëtitja me çarter e trashëgimtarit të tyre. Udh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇÁRTHI ndajf., krahin. Duke u ngritur kas mbi këmbët e pasme për t’u ndeshur (për cjeptë a deshtë). - Vargu i lojës që bën “çimi, çimi, çarthi”, a të kujtohet?

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇARTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Prishje. Çartimi i bisedës. Çartimi i marrëveshjes. 2. Çmendje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇÁRTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur çart diçka apo kur çartem. Çartja e pemëve. Të duket gati si çartje që ajo është marrë me një libër të tillë. Pa kaluar një javë nga kjo ça…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.