Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇARRANÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Koçek i vogël prej thuprash a prej dërrasash të holla, i ngritur lart mbi tokë zakonisht jashtë shtëpisë, për të mbajtur të freskët bulmetin ose ushqime të tjera; thark. Hidhte një sy në çarranik. Spiunë të fshehtë astronomikë dhe diplomatë që hapin çdo çarranik.
2. Qilar a dollap i posaçëm për bulmetin. Çarraniku i qumështit (i bulmetit). Vë (fut, ruaj, mbaj) në çarranik. Djathi te çarraniku.
3. Kotec pulash. Kakarisjet që vinin nga çarraniku i pulave.
✱Sin.: koçek, thark, qilar, dollap, kotec.
ÇARRANÍK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET krahin. Dru zjarri që mbetet pa djegur, që përdoret për qymyr; çaralleke.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë