Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇARMATÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Çarmatosje; kund. armatim. Çarmatimi i një krahine. Nuk ka nevojë ligjore për çarmatimin e personave që kanë armë pa leje. Gjatë çarmatimit në Kërrabë e në Çermenikë serbët kanë vrarë 20-30 shqiptarë.
2. Masa për të hequr plotësisht ose pjesërisht armatimet nga një vend dhe për të mos mbajtur forca ushtarake; kund. armatim. Çarmatimi i plotë (i pjesshëm). Konferenca për çarmatimin bërthamor. Çarmatimi i regjimit vrastar. A ka ministria projektligj për çarmatimin e popullsisë?
►ÇARMAT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Çarmatosem; kund. armatohem. 2. pës. e ÇARMATÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇARMAT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Çarmatos; kund. armatoj. - Nuk ishte e lehtë ta çarmatoje të riun. 2. min. I heq armatesën; kund. armatos. Çarmatoj galerinë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇARMATÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. I heq armët dikujt, e lë pa armë ose pa armatime; kund. armatos. Çarmatos ushtarët. Çarmatos kundërshtarin. Çarmatosi grabitësi në tetë sekonda. Çarm…
Shfaq përkufizimin e plotë →►ÇARMATÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Heq armët që mbaj zakonisht, mbetem pa armë; kund. armatosem. Robërit u çarmatosën në heshtje. Fshatarët ishin çarmatosur pasi panë kryepl…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇARMATÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur çarmatos dikë a ndonjë vend ose kur çarmatosem; kund. armatosje. Çarmatosja e ushtarëve (e popullsisë). Kërkoi çarmatosjen e popullsisë. M…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇARMATÓSUR (i, e) mb. 1. Që ia kanë hequr armët, që ka mbetur pa armë ose armatime; kund. i armatosur. Ushtar i çarmatosur. Krahinë e çarmatosur. Ai qëndronte i çarmatosur në mes t…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇARMATÚAR (i, e) mb. I çarmatosur. Polic i çarmatuar. Gardianet e çarmatuara të burgut.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë