Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇARAFÍL ndajf. Pa rënë në ujdi, pa arritur një marrëveshje; çaras. Kanë mbetur çarafil me njëri-tjetrin.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇARALLÁZ,~E mb. Që flet shumë, llafazan. Është çarallaz nga goja.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇARALLÁZ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Njeri që flet shumë, llafazan. Rri gjithë ditën me çarallazë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇARALLÁZ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Grua që flet shumë, llafazane.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇARALLÉK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET krahin. Copë druri e padjegur mirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇARAMÍS/ET jovep., ~(u), ~UR vet. v. III, vetv. Fillon të çahet, plasaritet. Guri u çaramis nga zhegu i korrikut.✱Sin.: çahet, plasaritet, kriset.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇARAMÍSH vep., ~A, ~UR kal. Lëndoj një pjesë të trupit sa bëhet plagë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇARAVÉSH vep., ~A, ~UR kal. 1. Çjerr thellë; çaj përgjysmë. Ia çaraveshi buzët. Macja ia kishte çaraveshur lëkurën. 2. Shtrembëroj fytyrën ose buzët për të tallur dikë. Atë urrejtj…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇARAVÍT (ÇARAVIS) vep., ~A, ~UR kal. Përziej diçka, çaprashit. I çaravita librat e fletoret.✱Sin.: përziej, ngatërroj, çaprashit.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÁRAZI ndajf. Duke e hapur tokën thellë. Mbjell misrin çarazi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë