Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇÁRËS,~E mb. 1. Që shërben për të çarë. Vegël çarëse. Dëmtime nga mjetet çarëse.
2. Që shkakton një të çarë, që ka për qëllim të hapë një të çarë. Goditje çarëse.
3. Që është çarë. Plagët çarëse në vetullën e djathtë. Ndër mjetet e mprehta janë edhe ato që shkaktojnë dëmtime çarëse jo vetëm të indeve të buta.
4. fig. Që shkakton përçarje. Ai është një figurë çarëse dhe jo bashkuese. Sillej si pykë e zezë çarëse mes trojeve.
ÇÁRËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bujq. Thikë me majë që përdoret për të çarë lëvoret e degëve kur bëhen shartime. Çaj me çarëse. Bëhet një çarje tërthore në një thellësi 3-4 cm me anën e…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÁRË (i, e) mb. 1. Që është ndarë për së gjati nga goditja me diçka të mprehtë a të fortë; që ka marrë një plasë të madhe. Dru të çara. Mur i çarë. Fiq (ullinj) të çarë. Me kokë të…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÁR/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Hapësirë e ngushtë për së gjati apo vend i hapur tejpërtej në një send nga një goditje ose nga prerja; plasaritje e thellë. E çarë e thellë. Të …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë