Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇAPÓK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT anat. 1. Kërdhokull, këllk. Më doli çapoku. Më dhëmb çapoku. U godit mu në çapok. Pastaj dorën e majtë e vendos në çapok.
2. Kocka e kofshës; kofshë. Çapoku i majtë (i djathtë). Çapokët e pulës. E mori plumbi në çapok. Plagët e rënda që kishte marrë në çapok e në gjoks.
3. Çapua. Çapokët e këndesit. Çapokët e misrit. Mbërthehen me çapokë. I ka duart si çapokë.
✱Sin.: kërdhokull, këllk, kofshë, çapua.
♦ S’ka çapok (dikush) nuk ka fuqi ose aftësi të mjaftueshme për të bërë diçka; s’ka këllqe.
ÇAPOKÓR,~E mb., anat. Që lidhet me çapokun, i ashtit të çapokut. Buza e sipërme e krahut çapokor. Vendi i lidhjes së muskujve çapokor.
Shfaq përkufizimin e plotë →►ÇAPÓ/HEMI jovep., ~VA (u), ~ÚAR vetv. E hedh çapin ngadalë; çapitem. ✱Sin.: çapitem, çapem.
Shfaq përkufizimin e plotë →►ÇAP/ÓHETII jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III, pës. e ÇAPÓJII.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAP/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal., bised. Hedh çapin ngadalë, mezi eci; çap. Çaponte nëpër rrugicë. ✱Sin.: çapI, çapit, çapëtoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAP/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Mih me çapë, çapit dheun.✱Sin.: çapit, prashit, çapëlloj.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAPÓJK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Degë e thatë në një shteg pylli që pengon ecjen. Më hyri në këmbë një çapojkë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAPÓJTH,~I m. sh. ~A, ~AT zool., krahin. Zhapik i vogël.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAPORÍT vep., ~A, ~UR kal. E copëtoj bukën për përshesh; çapërlit. Bukën e thatë çaporite. ✱Sin.: çapërlit, thërrmoj, copëtoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →►ÇAPORÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., v. III Copëtohet buka për përshesh; thërrmohet. U çaporit buka. 2. pës. e ÇAPORÍT.✱Sin.: çapërlitet, thërrmohet, copëtohet.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAPORÍTUR (i, e) mb. Që është thërrmuar, që është çaporitur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë