Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►ÇAPÍT/EMI jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Hedh hapat e parë, nis të eci ngadalë dhe i pasigurt (për fëmijën). Foshnja çapitet me ngadalë. Çupëza u çapit duke u mbajtur te divani.
2. vetv. Eci ngadalë ose rëndë, hedh hapat, eci me vështirësi. Çapitem ngadalë. Mezi çapitej. Çapiten në dëborë. Me këmbë të mpira u çapitën të dy gjer te hoteli i parë që u doli përpara. Ajo çapitej për të dalë në dhomën tjetër. Të tre burrat çapiteshin fare pranë tij.
✱Sin.: çapemI, çapëtoj, çapojI.
ÇAPÍT (ÇAPÍS)I vep., ~A, ~UR bised. 1. jokal. Eci me ngadalë ose rëndë, hedh hapat. Çapit ngadalë. Çapit rëndë-rëndë. Mezi çapit. Çapit poshtë e lart. Çapiti drejt shtëpisë. Ata çapiteshin nëpër erën e vjeshtës. Kjo është jeta e njerëzve në një botë që pak nga pak çapitet drejt lirisë së vet.
2. kal. Hap këmbën ngadalë ose me vështirësi për të ecur, çapitem. Nuk i çapit dot këmbët. Ajo çapiti këmbët për të dalë në dhomën tjetër.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë