Fjalori
ÇANGË

ÇÁNG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Pllakë metali ose copë gypi, së cilës i bien për të dhënë një sinjal; tingëllima e saj. Çanga e alarmit. Goditjet (tingujt) e çangës. I bie çangës. Ra çanga e parë. Zemra u rreh si çangë të dyve. Çanga e zgjimit brenda telave me gjemba.

CANGË


Rezultate të ngjashme

ÇÁNG onom. Përdoret për të shënuar tingullin e këmborës, ose tingullin që del kur godasim kambanën ose çangën. “Çang!” u dëgjua dhe u ngrit të afrohej te mensa.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇANGAZHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Veprimi kur tërhiqesh nga një angazhim a zotim; kund. angazhim. Ne kemi një çangazhim, jo një tërheqje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►ÇANGAZH/ÓHEM jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv. Tërhiqem nga një angazhim a zotim që kam marrë; kund. angazhohem. Mendoj të çangazhohem nga kjo punë. 2. vet. v. III, pës. e ÇANGAZHÓJ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇANGAZH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., libr. E tërheq ose e nxjerr dikë nga një angazhim ose zotim që ka marrë për një punë a veprimtari; kund. angazhoj. Gjoja i kanë çangazhuar ushtarë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇANGAZHÚAR (i e) mb. Që është tërhequr ose është nxjerrë nga një angazhim a zotim, që është çangazhuar; kund. i angazhuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.