Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇAMËRDHÍQ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT krahin. Djalë i vogël, camërdhok. Kishte për dore një çamërdhiq.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAMËRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Thërrmimi i bukës. Nëna nxehej nga çamërimi i bukës së lënë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAMËRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur çamëroj diçka ose kur çamërohet. Çamërimi me thikë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAMËRÍSHT ndajf. Në të folmen e Çamërisë. Flas çamërisht. Le t’ia themi çamërisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAMËRÍSHT/E,~JA f. E folmja e Çamërisë, nëndialekti që flitet në krahinën e Çamërisë. Trajtë e çamërishtes. Veçoritë fonetike të çamërishtes. Çamërishtja në raport me variantet e t…
Shfaq përkufizimin e plotë →►ÇAMËR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Thërrmohet, grimcohet. Buka e djeshme çamërohej kur pritej. 2. pës. e ÇAMËRÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAMËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Grimcoj, thërrmoj. E çamëroi bukën. Ajo thikë e vjetër e çamëronte keq bukën.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAMËRÚAR (i, e) mb. Që është i thërrmuar, i grimcuar, që është çamëruar. Bukë e çamëruar. ✱Sin.: i thërrmuar, i grimcuar, i copëtuar, i bluar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë