Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇAMÁK,~E mb., bised. Që është i pagdhendur, i trashë nga mendja. Burrë çamak mbeti.✱Sin.: i pagdhendur, i trashë, trashaman, budalla.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAMÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Shkop që shërben për të rrahur drithin në lëmë. Çamaku i grurit. 2. ndërt. Binar. ✱Sin.: shkop, binar, qepër.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÁM/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore vendëse e Çamërisë ose me prejardhje nga Çamëria. U dëgjuan zërat e çameve që këndonin bashkë. Tumanet e çameve shkëlqenin që larg.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAMÍLL,~I m. (lat. Lacerta agilis) Hardhucë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÁMJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET zool. (lat. Lanus collurio) Shpend grabitqar e këngëtar me pendët e shpinës ngjyrë kafe dhe me një shirit të zi anash kokës, që ushqehet me kandrra; trisht…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÁMK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Kësulë e pambuktë që kanë mbajtur dikur myzeqarët.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÁMTË (i, e) mb. I bredhtë. Pylli i çamtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÁMÇEI ndajf., krahin. 1. Sipas mënyrës si sillen çamët. E kërcej vallen çamçe. - Gatuan çamçe?
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÁMÇEII ndajf. I rrahur keq me dajak. E bëj çamçe.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÁM/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT Thërrime, dromcë. Çamra buke. Mbledh çamrat. Te qesja e bukës kishin mbetur plot çamra.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë