Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇALÁSH,~E mb., keq. Çalaman, i çalë, çalosh. Të transformohej në një plak çalash dhe thinjosh.✱Sin.: çalaman, i çalë, çalosh, topall, çop.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇALÁSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Burrë që është çalaman, që çalon.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇALÁSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Grua që është çalamane, që çalon.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇALAKËMBAS ndajf. Çalakëmbazi.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇALAKËMBAZI ndajf. Me një këmbë, duke mbajtur njërën këmbë ngritur, cingthi, këmbëthyerazi. Eci çalakëmbëzi.✱Sin.: cingthi, çalakëmbas, këmbëthyerazi, hopthi.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇALAMÁN,~E mb., keq. 1. Që çalon nga këmbët, i çalë. Burrë çalaman. Kalë çalaman. Ai iu përgjigj furnitorit të tij çalaman. Një mbret çalaman dhe me një sy të verbër. 2. fig. Që ës…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇALAMÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Njeri i çalë, ai që çalon nga këmbët. Midis tyre është i verbri dhe çalamani. Pyeti prapë çalamani ngulmues. Do të shpëtoj çalamanin dhe do të mbledh ata …
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇALAMÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Grua e çalë, ajo që çalon nga këmbët. Çalamania nuk dorëzohet aq lehtë. U afruan dhe çalamania më prezantoi një vajzë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇALAMANÍ,~A f. Prirje për t’i bërë punët me të meta, jo ashtu si duhet.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇALAMÉLAS ndajf. 1. Duke çaluar; çalas. 2. Symbyllas. Luajnë çalamelas.✱Sin.: çalas, çalthi, symbyllas.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇALAMÉLAZI ndajf. Çalamelas.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇALÁN,~E mb. I çalë. Plak çalan. Dallohej nga ecja çalane.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇALÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Çalaman. Hefes çalani bëhej gati për në luftë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇALÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Çalamane. Trokitja e shkopit të çalanes.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇALAVÍT vep., ~A, ~UR kal. Nduk fort, shqyej. ✱Sin.: shqyej, nduk, çjerr, shkalafit, çependuk.
Shfaq përkufizimin e plotë →►ÇALAVÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR pës. e ÇALAVÍT.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇALAVÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprim kur çalavit dikë a diçka. ✱Sin.: shqyerje, ndukje, çjerrje, shkalafitje.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇALAVÍTUR (i, e) mb. Që është i ndukur fort, që është çalavitur. ✱Sin.: i shqyer, i ndukur, i çjerrë, i shkalafitur.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÁLAZI ndajf. Çalas.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë