Fjalori
ÇALAMAN

ÇALAMÁN,~E mb., keq. 1. Që çalon nga këmbët, i çalë. Burrë çalaman. Kalë çalaman. Ai iu përgjigj furnitorit të tij çalaman. Një mbret çalaman dhe me një sy të verbër.
2. fig. është me të meta, i çalë. Punë çalamane. Mungesa e tyre e bën çalamane bisedën. Ai institucion u krijua çalaman dhe i gjymtë.
Sin.: çal, i çalë, topall, çalash, çalan.

ÇALAMAN

ÇALAMÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Njeri i çalë, ai që çalon nga këmbët. Midis tyre është i verbri dhe çalamani. Pyeti prapë çalamani ngulmues. Do të shpëtoj çalamanin dhe do të mbledh ata që janë dëbuar.


Rezultate të ngjashme

ÇALAMÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Grua e çalë, ajo që çalon nga këmbët. Çalamania nuk dorëzohet aq lehtë. U afruan dhe çalamania më prezantoi një vajzë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇALAMANÍ,~A f. Prirje për t’i bërë punët me të meta, jo ashtu si duhet.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.