Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇÁLË (i, e) mb. Që ka një këmbë më të shkurtër se tjetrën, që i ka të dyja të shtrembra ose të sëmura dhe kështu nuk ecën mirë, që çalon. Plak i çalë. Grua e çalë. Kalë i çalë. I çalë nga të dyja këmbët. Ka lindur i çalë. Ofroni një kafshë të çalë. Mbeti i çalë prej një aksidenti me makinë.
2. Që është më e shkurtër se tjetra, që është e sëmurë ose e shtrembër (për këmbët). Këmba e çalë. Por është pak e çalë nga njëra këmbë.
3. fig. Që ka një të metë të dukshme, që i mungon një pjesë e nevojshme, që nuk është i plotë; që bëhet me të meta, i mangët. Punë e çalë. Përgjigje e çalë. Përgatitje e çalë. Në mënyrë të çalë. I fola në greqishten time të çalë. Ky fillim disi i çalë nuk e kënaqi.
✱Sin.: çalaman, çal, çalan, çalash, çaluk, çop, i mangët, i metë, topall.
♦ Të hipë në *kalin çalë (dikush).
ÇÁL/Ë,~I (i) m. sh. ~Ë, ~ËT (të) Njeri që ka një këmbë më të shkurtër se tjetrën, që i ka të dyja të shtrembra ose të sëmura, që çalon. Nuk do të mund të afrohet: as i verbri, as i çali. - Shkon i çali në arë?! Erdhi me një të çalë. Gjeti i çali të tatëpjetën. (fj. u.) u krijuan rrethana ashtu siç i vjen mbarë dikujt.
ÇALË-ÇÁLË ndajf. 1. Duke çaluar a duke ecur ngadalë e me vështirësi; duke hequr këmbët zvarrë. Ecën çalë-çalë. Vajti (iku) çalë-çalë. Iu afrua çalë-çalë. Del çalë-çalë nga përroi.2…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÁLËZ,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. zool. Zog i vogël që rri nëpër shkurre. 2. nj., veter. Sëmundja e çalës.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÁLËZ,~AII f. sh. ~A, ~AT E çarë e mëngëve atje ku del krahu ose në këmbëzat e pantallonave. Çalëza e mëngores. Çalëzat e tirqve.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë