Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇAKORDÚAR (i, e) mb. 1. muz. Që e ka humbur akordimin, që i është prishur akordi; i paakorduar; kund. i akorduar. Piano e çakorduar. Kitarë e çakorduar. Në pushime violinën e lë me tela të çakorduar.
2. tek. Që nuk i ka të përputhura valët ose pjesët e një mekanizmi. Radioja e çakorduar e makinës.
3. fig. Që nuk funksionon si duhet, që i mungon rregulli i brendshëm. Diplomacia e çakorduar e dëmtoi procesin e njohjeve. E pakoordinuar nga brenda, e çakorduar me të tjerë.
4. fig. Që ka humbur harmoninë, rregullin dhe mënyrën e zakonshme se si funksionon (për dikë).
5. si em. m. e f., fig. Njeri që është i çorientuar dhe pa shumë energji dhe motivim.
►ÇAKORD/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., muz., vet. v. III I prishet akordi një vegle muzikore kryesisht me tela; kund. akordohet. Çakordohet pianoja (violina). I çakordohen telat.
2. tek., vetv. Prishet përputhja e valëve ose e pjesëve të një mekanizmi. Me luhatjen e energjisë matësit mund të çakordohen dhe të faturojnë më shumë.
3. fig., vetv. Më prishet harmonia, rregulli dhe mënyra si funksionoj. Skuadra çakordohet në minutat e fundit. Politikanët tanë çakordohen kur dikush nuk u shkon sipas vijës. Aty ku duhet më shumë vëmendje, çakordohemi.
4. pës. e ÇAKORDÓJ.
ÇAKORDÍM,~I m. sh. ~E, ~ET muz., tek. Veprimi kur çakordoj ose kur çakordohet diçka; kund. akordim. Çakordimi i violinës (i pianos). Bardhi kujdeset të mos ndodhë çakordimi i piano…
Shfaq përkufizimin e plotë →►ÇAKORD/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., muz., vet. v. III I prishet akordi një vegle muzikore kryesisht me tela; kund. akordohet. Çakordohet pianoja (violina). I çakordohen t…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKORDÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. muz. Prish akordin e një vegle muzikore kryesisht me tela; kund. akordoj. Çakordoj pianon (violinën). Çakordoj telat. 2. tek. Prish rendin e pjesë…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë