Fjalori
ÇAKORDOJ

ÇAKORDÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. muz. Prish akordin e një vegle muzikore kryesisht me tela; kund. akordoj. Çakordoj pianon (violinën). Çakordoj telat.
2. tek. Prish rendin e pjesëve të një mekanizmi ose sintonizimin e valëve të një radioje. Çakordoj radion. Energjia elektrike çakordoi pompatdisa lagje.
3. fig. Prish rregullin dhe funksionimin e një grupi sendesh a njerëzish. Çakordoj teknikat e mbrojtjes së skuadrës. Dashuria çakordon sistemet e inteligjencës artificiale. Studimet kanë konfirmuar se kafeina çakordon orën e trupit.


Rezultate të ngjashme

ÇAKORDÍM,~I m. sh. ~E, ~ET muz., tek. Veprimi kur çakordoj ose kur çakordohet diçka; kund. akordim. Çakordimi i violinës (i pianos). Bardhi kujdeset të mos ndodhë çakordimi i piano…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►ÇAKORD/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., muz., vet. v. III I prishet akordi një vegle muzikore kryesisht me tela; kund. akordohet. Çakordohet pianoja (violina). I çakordohen t…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇAKORDÚAR (i, e) mb. 1. muz. Që e ka humbur akordimin, që i është prishur akordi; i paakorduar; kund. i akorduar. Piano e çakorduar. Kitarë e çakorduar. Në pushime violinën e lë me…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.