Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇAKARÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që shikon shtrembër, që është syçakërr.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKARÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Ajo që shikon shtrembër, që është syçakërr.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKARÍT (ÇAKARÍS) vep., ~A, ~UR kal. Çakërrit. Vjehrra çakariti sytë. Ndërsa ajo kishte çakaritur sytë.
Shfaq përkufizimin e plotë →►ÇAKARÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Çakërritem.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKARÍTUR (i, e) mb. I çakërritur. Nuk i pulita fare sytë: i mbajta të çakaritur. Ai mendonte me sy të çakaritur.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKÁRM/Ë (i), ~E (e) mb., krahin. Çakar.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKARRÓK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Lojë symbyllas.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKARÚJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT krahin. Grua a vajzë syçakërr, të shtrembër; vëngëroshe.✱Sin.: syçakërr, vëngëroshe, syvëngër.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKA-ÇÁKA ndajf. Që nuk është e së njëjtës ngjyrë, lara-lara.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Grua që flet shumë dhe keq; llafazane. ✱Sin.: llafazane, fjalamane, llapaqene.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAK/ÁLL,~ÁLLI m. sh. ~ÉJ, ~ÉJTË 1. zool. (lat. Canis aureus) Kafshë gjitare grabitqare më e vogël se ujku me qime të kuqërreme, që ushqehet zakonisht me ngordhësira dhe që nxjerr n…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKÁLL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Copë dërrase që përplaset mbi gurin e sipërm të mullirit kur ky rrotullohet dhe që rregullon rënien prej lugut të koshit në mokër të kokrrave të drit…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKALLÓS vep., ~A, ~UR kal., bised. E bëj dikë të tërbohet, e çmend. Çakallos dynjanë. E çakallos njeriun ai. ✱Sin.: çmend, tërboj, shkalloj, çatrafiloj.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKALLÓZ,~E mb. Që flet e vepron si i marrë; kokëkrisur. Djalë çakalloz. Grua çakalloze. Ky mbetet një gjest çakalloz. ✱Sin.: i marrë, kokëkrisur, i çartur, i çmendur.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKALLÓZ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Njeri që flet e vepron si i marrë; kokëkrisur. - Mos u mbreh me atë çakalloz! Çakalloz është ai që s’e përfill dashurinë. 2. folk. Figurë e përrallave…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKALLÓZ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Grua që flet e vepron si e marrë; kokëkrisur.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKÁVÇ,~I m. sh. ~A, ~AT zool. Qukapik.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKÁZ,~II m. sh. ~A, ~AT zool. Lloj qukapiku.✱Sin.: qukapik, çokaç, çokatës, çuklëtar, pikth.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKÁZ,~III m., bot. 1. (lat. Setaria glauca) Bar i keq me thepa, me kalli si të grurit, që nuk është i ngrënshëm për kafshët. 2. Mustaqet e grurit.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKAÇÚK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Çoku i derës, trakullore. I ra çakaçukes tri herë.2. Çakalle mulliri. 3. Bizë me të cilën luajnë fëmijët. Luante me çakaçuke.✱Sin.: çok, trakullore,…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë