Fjalori
ÇAKËRRITJE

ÇAKËRRÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Çakërrim. Virusi shkakton çakërritje sysh.
2. Kërcënim, hakërrim ndaj dikujt. Zanoret e para tingëlluan si çakërritje.


Rezultate të ngjashme

ÇÁKËRR,~E mb., bised. 1. I vëngërt, syll. Djalë çakërr. Çakërr nga sytë. 2. Që i ka sytë me ngjyrë të çelur ose të larmë (për kafshë e shpendë). Ka çakërr. Pëllumb çakërr. 3. fig. …

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇÁK/ËRR,~RRI m. sh. ~RRA, ~RRAT bised. 1. Njeri me sy të vëngërt. 2. Ai që sillet në mënyrë të parregullt, në mënyrë të pazakontë dhe të papritur. - Dëgjo, ti çakërr! Erdhi çakrri …

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇAKËRRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur çakërrit sytë ose kur çakërritem. Iu kujtua çakërrimi i syve përbri oxhakut.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇAKËRRÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Zëri që nxjerrin pulëbardhat.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇAKËRRÍT (ÇAKËRRÍS) vep., ~A, ~UR bised. 1. kal. I hap shumë sytë sa më dalin e më shkojnë anash, i zgurdulloj sytë (nga habia, nga frika etj.). Çakërrit sytë. Njerëzit çakërritnin…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►ÇAKËRRÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Më hapen shumë sytë sa më kërcejnë e më shkojnë anash, më zgurdullohen sytë. Iu çakërritën sytë. S’na i hiqnin sytë dhe çakërritesh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇAKËRR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E pres mishin në copa të vogla, e copëtoj, e çikëtoj. E çakërroi mishin. I çakërroi të brendshmet e gjelit për përsheshin. Sin.: copëtoj, çikëtoj, …

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇAKËRRÚAR (i, e) mb. Që është çakërruar e prerë në copë të vogla (për mishin). Mëlçitë e çakërruara skuqen më shpejt për fërgesën. Sin.: i copëtuar, i çikëtuar, i çokëluar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇAKËRR/ÝEJ vep., ~ÉVA, ~ÝER kal. Çakërrit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÇAKËRRÝER (i, e) mb. I çakërruar. Me sy të çakërryer dhe me gojë hapur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.