Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇÁKËRR,~E mb., bised. 1. I vëngërt, syll. Djalë çakërr. Çakërr nga sytë.
2. Që i ka sytë me ngjyrë të çelur ose të larmë (për kafshë e shpendë). Ka çakërr. Pëllumb çakërr.
3. fig. Që ka diçka të parregullt në sjelljen e tij, që sillet në mënyrë të pazakontë e të papritur; i prapë, ters. Çakërr nga mendtë. Ka një djalë çakërr.
✱Sin.: i vëngërt, syll, i prapë, ters.
CÁKËRR ndajf. 1. Drejt përpjetë, pingul; duke e mbajtur trupin drejt. Dhia bishtin e mban cakërr. Dhi e zgjebur, bishtin cakërr. (fj. u.).
2. Duke e mbajtur trupin drejt e me hijeshi (në të ecur). Ecën cakërr.
3. si mb., fig. I zbrazët, bosh; mendjelehtë. E ka kokën cakërr.
♦ *Dhi e zgjebosur e bishtin cakërr (përpjetë) mospërf.
ÇAKËRRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur çakërrit sytë ose kur çakërritem. Iu kujtua çakërrimi i syve përbri oxhakut.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKËRRÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Zëri që nxjerrin pulëbardhat.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKËRRÍT (ÇAKËRRÍS) vep., ~A, ~UR bised. 1. kal. I hap shumë sytë sa më dalin e më shkojnë anash, i zgurdulloj sytë (nga habia, nga frika etj.). Çakërrit sytë. Njerëzit çakërritnin…
Shfaq përkufizimin e plotë →►ÇAKËRRÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Më hapen shumë sytë sa më kërcejnë e më shkojnë anash, më zgurdullohen sytë. Iu çakërritën sytë. S’na i hiqnin sytë dhe çakërritesh…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKËRRÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Çakërrim. Virusi shkakton çakërritje sysh. 2. Kërcënim, hakërrim ndaj dikujt. Zanoret e para tingëlluan si çakërritje.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKËRRÍTUR (i, e) mb. 1. Që i janë hapur aq shumë sytë sa kanë kërcyer e shkuar anash; me sy të zgurdulluar. Vështronte i çakërritur. Me sy të çakërritur plot me lot. 2. Që i ka ha…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKËRR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E pres mishin në copa të vogla, e copëtoj, e çikëtoj. E çakërroi mishin. I çakërroi të brendshmet e gjelit për përsheshin. ✱Sin.: copëtoj, çikëtoj, …
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKËRRÚAR (i, e) mb. Që është çakërruar e prerë në copë të vogla (për mishin). Mëlçitë e çakërruara skuqen më shpejt për fërgesën. ✱Sin.: i copëtuar, i çikëtuar, i çokëluar.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKËRR/ÝEJ vep., ~ÉVA, ~ÝER kal. Çakërrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKËRRÝER (i, e) mb. I çakërruar. Me sy të çakërryer dhe me gojë hapur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë