Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►ÇAKËRDÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv., v. III. Shpërndahet andej-këndej në mënyrë të çrregullt, në rrëmujë. U çakërdis bagëtia. U çakërdisën fëmijët. U çakërdisën si zogjtë e korbit.
2. fig., vetv. Më prishet mendja, bëhem si i hutuar e nuk di si të veproj; hutohem. U çakërdis nga mendtë. U çakërdis nga telashet e shumta. Shpirti i saj çakërdisej.
3. fig., vetv. Humb kontrollin dhe sillem si i çmendur. Ai çakërdisej e shfrynte kundër tyre. Mendja i është çakërdisur kapedanit. Zemra i çakërdisej në kraharor.
✱Sin.: përhapem, shpërndahem, hallakatem, hutohem, ngatërrohem, hapërdahem, çoroditem.
♦ M’u çakërdis *mendja.
ÇAKËRDÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. Përhap andej-këndej pa rregull, në rrëmujë, i bëj të ikin në rrëmujë. Çakërdis bagëtinë (pulat). Çakërdisa urët e zjarrit. Çakërdisi njerëzit.
2. fig. I prish mendjen, e bëj të mos dijë si të veprojë, e hutoj. E çakërdisi me fjalë.
3. fig. E ngatërroj diçka, e bëj rrëmujë, i humbas fillin diçkaje. Çakërdis punën. Çakërdis fjalën.
✱Sin.: përhap, shpërndaj, hallakas, hutoj, ngatërroj, hapërdaj, çorodis.
ÇAKËRDÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. Përhap andej-këndej pa rregull, në rrëmujë, i bëj të ikin në rrëmujë. Çakërdis bagëtinë (pulat). Çakërdisa urët e zjarrit. Çakërdisi njerëzit. 2. fig…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKËRDÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Gjendja kur çakërdis dikë a diçka ose kur çakërdisem. Nga ajo çakërdisje që ndjeva, m’u bë sikur u alivanosa. I ra tryezës me grusht nga çakërdisja. N…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKËRDÍSSHËM ndajf. 1. Të shpërndara në mënyrë të rrëmujshme dhe pa rregull. U vërsulën çakërdisshim mbi trojet shqiptare.2. Si i hutuar dhe duke mos ditur si të veprojë. Më pa çak…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKËRDÍSUR (i, e) mb., bised. 1. Që është shpërndarë andej-këndej në mënyrë të çrregullt; i çrregullt, i shprishur. Rreshta të çakërdisur. Flokë të çakërdisur. Fluturimet e çakërdi…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë