Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÇÁK/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT 1. Copë e vogël e diçkaje, çikërrimë; send i vogël pa ndonjë vlerë, rraqe. Çakla druri. Mbledh çakla. Luan me çakla. 2. kryes. sh. Rroba të vjetra e të …
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKËLÁN,~E mb. Që është i rreckosur. U duk një burrë çakëlan.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKËLÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Burrë i rreckosur.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKËLÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Grua e rreckosur.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÁK/ËLL,~LLI m. 1. përmb. Gurë të thyer në copa të vogla që përdoren si bazë për të shtruar rrugët përpara se të hidhet asfalti. Grumbull çaklli. Rrugë me çakëll. Shtroj me çakëll.…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKËLLÍM,~II m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur bëj çak-çak duke goditur lehtë me diçka. U ndje çakëllimi i nallaneve mbi kalldrëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKËLLÍM,~III m. sh. ~E, ~ET Shtrimi i rrugës me çakëll. Ka përfunduar zgjerimi dhe çakëllimi i rrugës. Kemi punuar për çakëllimin e rrugës malore.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKËLLÍM/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT Tokë me shumë gurë të copëtuar, tokë gurishte. Kjo makinë ecën pa vështirësi edhe në çakëllimë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKËLLÍM/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Zhurma “çak” që del nga një goditje e lehtë. U ndje një çakëllimë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKËLL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Bëj zhurmë çak-çak duke goditur lehtë me diçka. 2. kal. Gdhend. Gjithë ditën çakëllonte rrasat e gurit. 3. kal. Shtroj rrugën me çakëll.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKËLLÚAR (i, e) mb. 1. Që është i gdhendur. E sjell që nga mali gurin gati të çakëlluar. 2. Që është shtruar me çakëll. Rruga ishte e çakëlluar. Përgjatë rrugës së shtruar do të k…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÁK/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT Çakël.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKËRDÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. Përhap andej-këndej pa rregull, në rrëmujë, i bëj të ikin në rrëmujë. Çakërdis bagëtinë (pulat). Çakërdisa urët e zjarrit. Çakërdisi njerëzit. 2. fig…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKËRLÍ,~E mb., krahin. Syçakërr, vëngërosh.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÁKËRR,~E mb., bised. 1. I vëngërt, syll. Djalë çakërr. Çakërr nga sytë. 2. Që i ka sytë me ngjyrë të çelur ose të larmë (për kafshë e shpendë). Ka çakërr. Pëllumb çakërr. 3. fig. …
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÁK/ËRR,~RRI m. sh. ~RRA, ~RRAT bised. 1. Njeri me sy të vëngërt. 2. Ai që sillet në mënyrë të parregullt, në mënyrë të pazakontë dhe të papritur. - Dëgjo, ti çakërr! Erdhi çakrri …
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKËRRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur çakërrit sytë ose kur çakërritem. Iu kujtua çakërrimi i syve përbri oxhakut.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKËRRÍT (ÇAKËRRÍS) vep., ~A, ~UR bised. 1. kal. I hap shumë sytë sa më dalin e më shkojnë anash, i zgurdulloj sytë (nga habia, nga frika etj.). Çakërrit sytë. Njerëzit çakërritnin…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇAKËRR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E pres mishin në copa të vogla, e copëtoj, e çikëtoj. E çakërroi mishin. I çakërroi të brendshmet e gjelit për përsheshin. ✱Sin.: copëtoj, çikëtoj, …
Shfaq përkufizimin e plotë →ÇÁKËZ,~A f. sh. ~A, ~AT zool. Kolibër; zogu mizë. 2. tek. Pajisje në torno. Çakëz zgjerimi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë