Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zvicerane”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARASHKË

ARÁSHK/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT krahin., bot. (lat. Beta vulgaris) Bimë barishtore një- e dyvjeçare, me rrënjëtrashë dhe me ngjyrëkuqeerrët, të bardhë ose të verdhë dhe me lulevogla e të gjelbra; panxhari i sheqerit, panxhari i bardhë, panxhari i kuq, panxhari gjethor, lakra zvicerane. Arashka sheqeri. Arashkë e egër.
Sin.: panxhari, panxharsheqeri, rrepa.

BERNARDIN

BERNARDÍN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Lloj qeni i madh (me prejardhje nga manastiri i Shën Bernardit në Zvicër), i ushtruar për të ndihmuar njerëzit e mbeturdëborë. Bernardin gjigant. Këlysh bernardini. Në oborr mbanin një bernardinmadh. Bernardimi mbahet si qen shpëtimi në Alper zvicerane.

GJERMANOZVICERANE
HELVETE

HELVÉT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore vendëse e Helvetisë së lashtë ose Zvicrës së sotme; ajo që e ka prejardhjen nga Helvetia; zvicerane.

HELVETIANE

HELVETIÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Helvete, zvicerane.

HELVETIKE

HELVETÍK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET vjet. Zvicerane.

ZVICERAN

ZVICERÁN,~E mb. lidhet me Zvicrën ose me zviceranët, që është karakteristik për Zvicrën ose për zviceranët, i Zvicrës ose i zviceranëve; që është krijuar nga zviceranët. Punëtor zviceran. Orë zvicerane.

ZVICERANE

ZVICERÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Banore vendëse e Zvicrës ose ajo që e ka prejardhjen nga Zvicra. Takova një zvicerane.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.