Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
APOSTÁT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. 1. fet. Hebre që ka braktisur fenë hebraike; i krishter që braktis fenë e vet; femohues.
2. fet. Murg ose prift që ka hequr dorë nga urdhri ose misioni i tij.
3. Ai që braktis një mision, një parti, një program; ai që braktis atdheun a kombin e vet.
✱Sin.: zvetënues, tradhtar, plëngprishës, mohues, prishës, çoroditës, përdhosës, shkapërdar, kombmohues, atdhemohues, bastard, dezertues.
BASTARDÚES,~E mb. 1. Që ka fuqi e prirje ose që shërben për të bastarduar diçka. Faktorë mjedisorë bastardues. Proces kimik me veprim bastardues. Pasoja bastarduese mbi speciet e pastra.
2. fig., keq. Zvetënues, prishës; beja e dheut. Qëndrim bastardues. Elementë bastradues. Rol bastardues. Korrupsioni është faktori më bastardues i demokracisë.
DEGJENERÚES,~E mb., libr. Që sjell degjenerim, që të degjeneron, që të prish e të zvetënon; zvetënues. Ndikim degjenerues. Mjedis degjenerues.
PROZVÁLËS,~E mb. Zvetënues.
ZVETËNÚES,~E mb. Që e bën të humbë vetitë a cilësitë e mira; që shkakton humbjen e vetive të mira e thelbësore. Veprim zvetënues. Sjellje zvetënuese. Histori zvetënuese. Në këtë katrahurë zvetënuese. Në mënyrë zvetënuese. Është në luftë me çdo gjë të huaj zvetënuese. E ruan atë prej ndryshimit zvetënues. Efektet e saj shpërbërëse dhe zvetënuese në shoqëri janë më të mëdha.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë