Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
APOSTAZÍ,~A f., libr. 1. Braktisje e fesë, e kombit, e ideologjisë.
2. Akti i të ndaluarit zyrtarisht të një besimi ose të një feje përmes një procedure të caktuar ligjore ose institucionale.
3. Vendim për të larguar ose për të shpallur një person të përjashtuar nga një parti, nga një ideologji etj.
✱Sin.: zvetënim, mohim, tradhti, plëngprishje, përdhosje, dezertim, bastardim.
BASTARDÍM,~I m. Veprimi kur bastardoj dikë a diçka ose kur bastardohem; humbje e vetive të mira; çoroditje, degjenerim, zvetënim. Bastardimi i shijeve. Bastardimi i muzikës. Bastardim i qëllimshëm. Bastardim i demokracisë. Proces bastardimi. Bastardim i vlerave. Bastardim i gjuhës amtare.
✱Sin.: çoroditje, zvetënim, shthurje, përdhosje, përçudnim, degjenerim.
DEGJENERÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur shkatërroj a humb cilësitë pozitive që dikush ose diçka ka pasur më parë; prishje, zvetënim. Pasojat e degjenerimit.
2. Gjendja kur degjenerohet diçka. Degjenerimi i farës. Degjenerimi i letërsisë (i artit).
3. Largim a shmangie nga rruga e drejtë, humbja e virtyteve dhe cilësive më të mira morale, politike etj., prishje. Degjenerimi i njerëzve. Degjenerim moral.
4. Ndryshim i karakterit, i qëllimit a i pikësynimit të mirë dhe sjellja e të kundërtës së asaj që pritej, prishje, humbje. Degjenerimi i udhëzimeve. Degjenerimi i zgjidhjes së problemit.
✱Sin.: prishje, zvetënim, përdhosje, shthurje, bastardim, humbje
PRÍSHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur prish ose kur prishet diçka.
2. Gjendja pasi prish a pasi prishem. Prishja e urës. Prishja e dhëmbëve. Prishja e mishit. Prishja e kontratës. Prishja e rregullit.
3. Vend i prishur a i shkatërruar. Prishje tektonike (gjeol.). Prishjet në çati.
4. bised. Shpenzim. Prishjet dhe të ardhurat.
✱Sin.: përprishje, shembje, shkatërrim, çartje, dëmtim, dëm, shpërbërje, shthurje, çrregullim, shprishje, fshirje, shuarje, keqësim, dobësim, shëmtim, rrënim, zvetënim, përdhosje, bastardim, degjenerim, ngërdheshje, shtrembërim, kalbje, thartim, tharmëtim, tharmim, dekompozim, zjarrtisje, qelbje, ndotje, vrenjtje, shpenzim, dështim, shkrehje, rrëzim, krusmë, thepisje, hallakatje, shkallmim, shkapërderdhje, zbërthim, porropi, zarar, çakordim, djallosje, katranosje, ngatërrim, shkarëzim, çorganizim, rënie, pështjellim, rravgim, çjerrje, shkelje, tretje, shformim, prerje, mykje, zhezhitje, djegie, ndyrje, fëlliqje, ndërprerje, ftohje, acarim, egërsim, harxhim.
PËRDHÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përdhos dikë apo diçka ose kur përdhosem. Përdhosja e gjërave të shtrenjta (të dashura).
2. Gjendja pasi përdhos dikë apo diçka a përdhosem.
✱Sin.: ndotje, përlyerje, fëlliqje, njollosje, ndyrje, zvetënim, prishje, përçudnim, shthurje, çoroditje, poshtërim, dhunim, bastardim.
PËRÇUDNÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përçudnoj ose kur përçudnohem. Përçudnim i fytyrës.
2. Diçka që është e shëmtuar, gjë shumë e shëmtuar. Përçudnimet e njeriut në art. Përçudnimi i përmbajtjes dhe i formës.
✱Sin.: shfytyrim, shpërfytyrim, shëmtim, shëmti, shëmtirë, shformim, zvetënim, prishje, shthurje, përdhosje.
TEOKRATÍZËM,~I m., pol. 1. Vullnet politik për t’ia nënshtruar fisnikërinë klerit dhe mbretërit papës. Teknokratizëm perandorak.
2. Çoroditje, shthurje, zvetënim i teokracisë.
TEPTÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Shpërthim, vërshim, dalje, vrujim. Teptisje ujërash. Teptisje gjaku. Teptisje ndjenjash. Teptisje inati.
2. Shfaqje befas, ardhje e papritur. Teptisje njerëzish. Teptisje lotësh.
3. Çoroditje, çakërdisje, mospërmbajtje, përçudnim, përdhosje, prishje (morale), shthurje, zvetënim. Teptisja e djalit. Teptisja e çupës (e vajzës).
4. Zmbrapsje arme. Teptisja e pushkës.
5. Ënjtje, buhavitje, malcim, pezmatim (plage, gjëndrash, gjiri). Teptisje plage. Teptisje gjiri.
✱Sin.: shpërthim, vërshim, dalje, vrujim, shfaqje, ardhje, çoroditje, çakërdisje, përçudnim, përdhosje, prishje, shthurje, zvetënim, zbythje, zmbrapsje, ënjtje, buhavitje, malcim, pezmatim.
VUAJERÍZ/ËM,~MI m. Zvetënim seksual. Vuan nga vuajerizmi.
ZVETÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Zvetënim.
ZVETËNÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Humbja a prishja e cilësive e vetive të mira të dikujt a të diçkaje, prishje, çoroditje, përdhosje. Zvetënimi i njerëzimit. Zvetënimi i trupit. Zvetënim moral (shpirtëror). Zvetënimi i gjuhës. Është ky një zvetënim i lig, i qëllimshëm, për të ulur vlerat e krijimtarisë. Zvetënimi i njeriut.
✱Sin.: prishje, përçudnim, çoroditje, shthurje, bastardim, përdhosje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë