Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ZVERDH vep., ~A, ~UR 1. kal. Bëj që të ketë ngjyrë të verdhë; i jap ngjyrë të verdhë. e mbuloj a e vesh me diçka të verdhë; zverdhoj. Ia zverdhi gjethet. Gruri i zverdhi fushat. E zverdhi gypin duke e fërkuar. Zverdha murin. Lulet e kungujve kishin zverdhur anekënd kopshtin.
2. kal. Zbeh1.
3. jokal., vet. v. III Zverdhon. Zverdhin fushat e kodrat. Aty-këtu zbardhte, skuqte a zverdhte ndonjë pemë e ngarkuar me lule. Arka ishte e hapur dhe në fund të saj zverdhnin gjylet. Fytyra e plakës zverdhte nën dritën e dobët të kandilit. Në rrafshin që formohej nga turma e dendur, zverdhnin flokët e shumë vajzave dhe grave.
✱Sin.: verdh, lëverdh, zverdhoj, zbeh, zverdhon, verdhullon.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë