Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zverdhohet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

VERDHEM

VÉRDH/EM jovep., ~A (u), ~ÚR vetv. 1. vet. v. III Bëhet i verdhë, merr një ngjyrëverdhë a si të verdhë, zverdhet, verdhohet (për bimët dhe gjethet kur thahen ose kur vjen vjeshta, për të lashtat e për pemët kur piqen etj.). U verdhën gjethet (kallinjtë). U verdhën ftonjtë (pjeshkat, kumbullat, dardhat).
2. Bëhem i verdhë, marr një ngjyrëzbehtëfytyrë a në pjesëtjeratrupit (nga një sëmundje, nga frika etj.); më ikënkuqtë e fytyrës, zverdhem, zbehem. U verdhfytyrë. U verdh si dyllë (si limon). Iu verdhën sytë.
Sin.: zverdhem, lëverdhem, verdhohem, zbehem, zverdhohet.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.