Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zverëtitem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SHOGEM

SHÓG/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1.bien flokët, mbetem pa flokë, bëhem tullac. Është shogur herët. Kur plaket burri, i shogen flokët. Edhe pse në moshë, akoma nuk ishte shogur krejt.
2. vet. v. III I bien qimet një kafshe. Ujqitverë shogen. Kishte dëgjuar se shogen edhe dhitë.
3. vet. v. III Zhvishet nga pemët një vend, blecohet, zbulohet; kund. vishet, mbulohet (nga pemët). U shog mali. Kur pritengjitha pemët mali shoget.
4. fig. Largohem nga një punë a diçka se më mërzitet, zvirdhem, ftohem. Shogem nga leximi. Kur e pashë në atë gjendje, u shoga prej saj. I ishte shogur çdo gjë.
5. vet. v. III Krasitet një pemë, pastrohet nga degët e tepërta, kihet, shkardhitet, rrallohet. Shogen pemët pak para pranverës. U shog ulliri.
Sin.: zhvishet, blecohet, zbulohet, kihet, shkadhitet, rrallohet, krahitet, qesatet, zvirdhem, zbaritem, zverëtitem, ftohem, mërzitem.

ZBARITEM

ZBARÍT/EM jovep. ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Humbet shijen, bëhet si bar (për gjellët). Është zbaritur gjella, sikur ha kashtë.
2. fig., vetv. Bëhem jo i këndshëmshoqëri, bëhem pa kripë e pa lezet, bëhem i shpëlarë (për njerëzit); bëhem i pashoqërueshëm, largohem ngatjerët, ftohem me të tjerët, zvirdhem. Ka kohëështë zbaritur.
3. pës. e ZBARÍT.
Sin.: zbaltet, samtohet, ndiçet, bajatosem, zvirdhem, zverëtitem, zhigmohet, shogem.

ZVIRDHEM

ZVÍRDHEM jovep. ZVÓRDHA (u), ZVJÉRDHUR (zakonisht me trajtëshkurtër përemërore). 1. vetv. del nga zemra dikush, më ftohet, s'kamdëshirë për të, largohem nga dikush; heq dorë nga diçka; kund. vjerdhem. Iu zvordh çdo gjë. Iu zvordh nga zemra. Është zvjerdhur nga shokët. Iu zvordh puna (shtëpia). Iu zvordh duhani. - Pse të asht zvjerdhun kaq shumë, moj bijë? - pyeti e ëma. (folk).
2. bised., vetv., vet. v. III Rrëzon lulet për të formuar kokrra, bëhet me kokrra (për pemët). Rrushi u zvordh.
3. pës. e ZVJERDH. Fëmija zvirdhet nga gjiri kur mbush vitin.
Sin.: zbaritem, zverëtitem, zhigmohet, shogem, ndahet, këputet, shkëputet, pështiroset, neveritet, mërzitem, ftohem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.