Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zvarritje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BRANITJE

BRANÍTJ/E,~A f. 1. Branim.
2. fig. Zvarritje; ngadalësimi i një pune a i një veprimi.

BUROKRATIK
GJERPAZI
IZOPOD

IZOPÓD,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Krustace e tokës dhe e ujëraveëmbla e të kripura me truprrafshëtanën e pasme dhe me shtatë palë këmbëpërshtatura zakonisht për zvarritje, gaforre.

KOTOVALJE

KOTOVÁLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Valavitje; valëzim.
2. edhe fig. Zvarritje e kotë.

LLAÇITJE

LLAÇÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur llaçit ose kur llaçitem.
Sin.: lesim, shqezim, trinim, branim, zvarritje.

THERËS

THÉRËS,~E mb. 1. Që të dhemb shumë, që të sëmbon, që të çan; që të ther. Dhembje therëse.
2. Që të pret, që të than; që të ther (për erën, për të ftohtët etj.).
3. Që të rrëqeth; i fortë dhe i mprehtë, i thekshëm (për zërin etj.). Me zë (me ton) therës. Klithmë (britmë, thirrje) therëse.
4. fig. Që të thumbon me forcë; që të prek a që të lëndon thellë; që të godet me forcë, fshikullues. Fjalë (kritikë) therëse. Ironi (sarkazëm, tallje) therëse. E vërteta therëse.
5. fig. Shumë i rëndësishëm, shumë i mprehtë; shumë i ngutshëm, që s'duron asnjë zvarritje. Problem therës. Çështje therëse.
6. fig. futet a që depërton thellë, që të shpon; i fortë e i mprehtë. Shikim therës. E vështroi me sy therës.
Sin.: prerës, rrëqethës, i fortë, i mprehtë, i thekshëm, fshikullues, depërtues.

VAJATJE

VAJÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur vajat e vajatem. Vajatjepunë. Vajatjeecje. Vajatja e shokëve.
Sin.: zhargim, zhagim, vonim, zvarritje.

VARRAKATJE

VARRAKÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. Veprimi kur varrakat a varrakatem. Varrakatja e punës. Varrakatja e projektit. Varrakatja e dasmës.
Sin.: zvarritje, vonim, zhargim, zhargitje, tororisje, zvargim.

VAZHGITJE

VAZHGÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vazhgit a vazhgitem. Vazhgitje me ski. Vazhgitje mbi dëborë. Vazhgitje e fëmijës.
2. fig. Gjendja kur vazhgit dikë a diçka a kur vazhgitem. Vazhgitjepunë. Vazhgitjeecje. Nuk kryhet puna me vazhgitje.
Sin.: rrëshqitje, zvarritje, zhagitje.

VLLAÇITJE

VLLAÇÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vllaçitim me vllaçë arën e lëruar, kur i vëmë vllaçën. Vllaçitja e arës (tokëslëruar). Vllaçitja e parë. I bëj vllaçitjen arës. I bëri dy vllaçitje.
2. fig. Veprimi kur shkojmë duke u zhargur; kur i lëmë punët zvarrë a i bëjmë shkel e shko. Vllaçitja e punës. Vllaçitja e këmbëve.
Sin.: trinim, lesim, sheshim, shqezim, branim, zvarritje, zgjatje, zhargitje, rrëshqitje.

ZHAGITJE
ZHARGIE

ZHARGI/E,~A f. sh. ~E, ~ ET krahin. Zvarritje. Zhargiet e materialeve. Zhargia e plakut.

ZHARGITJE

ZHARGÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Zvarritje. Zhargitja e plakut.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.