Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zvargur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LËSHUAR

LËSHÚAR (i, e) mb. 1.varet poshtë lirisht. Me perdelëshuara. Me mëngëlëshuara. Me krahëlëshuar. Me flokëlëshuar.
2. bised. vjet. Që e kishte ndarë burri e ishte kthyer te prindërit. Grua e lëshuar.
3. Që ka rënë nga shëndeti dhe është dobësuar shumë. Plak i lëshuar.
4. fig. Që nuk u ka qëndruar dot vështirësive a fatkeqësive, që ka humbur guximin e vendosmërinë, që s'ka më zemër për të vepruar; që ka rënë shpirtërisht. Ishte shumë i lëshuar.
5. fig. I shthurur nga ana morale ose i dhënë shumë pas pijeve, qejfeve, kumarit etj., i papërmbajtur; i papërmbajtur në të folur, gojështhurur. Njeri i lëshuar. Bënte një jetëlëshuar. Ka gojëlëshuar.
6. I zvargur (për zërin). Zë i lëshuar.
Sin.: i rënë, i flashkët, i ulur, i derdhur, i rraskapitur, i liruar, i lirshëm, i çlirët, i lirë, i shkrehur, i shtendosur, i ndarë, i lënë, i dobësuar, i rënë, i shkundur, i hequr, i fishkur, i tretur, i bizgosur, i shkurajuar, i zgajtur, i ligështuar, i zbërthyer, shpatullarënë, shpatullarrëzuar, i trembur, i frikësuar, i shthurur, i papërmbajtur, gojështhurur, i zvargur, i dorëzuar.
Me *dorëlëshuar E ka gojën (gjuhën) të lëshuar (dikush) është llafazan i madh, llap shumë, flet me vend e pa vend; shan e përflet gjithkënd; është gojështhurur; e ka (e zgjat) gjuhën lëpjetë; nuk i vë fre gojës. Qen i lëshuar nga *zinxhiri.

ZVARGUR

ZVÁRGUR (i, e) mb. 1.vijonshumë se zakonisht, që zgjatet e zvarritet. Vajtim i zvargur. Këngë (muzikë) e zvargur. Jehonë e zvargur. Punë të zvargura. Mërmëroi me zë të zvargur. Me atë britmën e zvargur e të pikëllueshme “Dru me pre”. Tingujt e kambanës vinin vërdallëngadaltë e të zvargur.
2. shtrihet në një gjatësimadhe, që zgjatet; që varet. Re të zvargura. Mjegull e zvargur. Me rroba të zvargura. Një rit i zvargur pafundësisht. Fryn prapë era me zë të zvargur e të hidhur. Kisha dëgjuar netëve rrëfimetilla të zvargura. Ai i përfytyroi tek ecnin drejt tij me hapazvargur, si në ëndrrat e këqija.
Sin.: i shtrirë, i zvargur, i zvarritur, i varur, i lëshuar.

ZVARGUR
ZVARGËT

ZVÁRGËT (i, e) mb. I zvargur, monoton. Zë i zvargët.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.