Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BISHTDRÉDHUR mb. 1. Me bisht të dredhur. Kec bishtdredhur.
2. përçm. Që shkon me të tjerë, e përdalë (për femra). Grua bishtdredhur. Femra bishtdredhura.
✱Sin.: kurvë, prostitutë, putanë, zuskë, lavire, bishtlëvizur, bishtlëshuar, e përdalë, e lëvizur, bushtër, buçe.
BRIMÁDH,~E mb. 1. Që i ka brirët të mëdhenj. Ka brimadh. Lopë (dhi) brimadhe.
2. vet. f., fig., përçm. Që bën turpe, e përdalë, bishtdredhur; që nuk i qëndron besnike burrit (për gruan); lavire, bushtër.
3. vet. m., fig. Brinar. Kullurjotë brimëdhenjtë. (folk.).
4. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
✱Sin.: banerë, bushtër, kuçkë, lavire, lushë, dosë, dosare, thineshë, gore, zuskë, kurvë, putanë.
PËRDÁLË (i, e) mb., keq. I shthurur moralisht, që nuk e ruan nderin e vet njeri. Vajzë (grua) e përdalë.
✱Sin.: lavire, prostitutë, i shpërdalë, i shthurur, imoral, i lig, bishtdredhur, bishtpërdredhur, bishtluajtur, bishtlëvizur, bishttundur, bishtlëshuar, brimadhe, bushtër, ligoshe, kurvë, piliherdhe, e pandershme, e lëvizshme, e lëvizur, e lëshuar, qejfleshë, e paqëndrueshme, levarashe, lakandere, lapërdhare, lastroke, lerashe, meçkë, molare, lojcake, lojëse, ligoshe, e shpërdalë, brimadhe, shurrufull, buçe, buçë, shkërdhatë, putanë, i pabrekë, brekëlëshuar, çengi, kuçkë, furde, xhadi, zuskë, dosë, ngridhë, ngridhkë, çingane.
PËRDÁL/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që është e përdalë.
✱Sin.: lavire, prostitutë, bushtër, molare, ligoshe, kurvë, piliherdhe, qejfleshë, levarashe, lakandere, lapërdhare, lastroke, lerashe, meçkë, lojcake, lojëse, ligoshe, buçe, buçë, shkërdhatë, putanë, çengi, kuçkë, furde, xhadi, zuskë, dosë, ngridhë, ngridhkë, çingane.
RRUSPÍ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Femër që gjykohet për sjellje morali jokorrekte nga grupi shoqëror ku bën pjesë. Nuk ishte rruspie. Ajo rruspie punonte fshehurazi.
✱Sin.: kurvë, prostitutë, lavire, baxhellë, bushtër, lapere, buçe, zuskë.
ZUZÁRK/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT shar. Zuskë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë