Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DALËFÁRËSH,~E mb. 1. I dalëfare, i shfarosur. Njeri dalëfarësh.
2. I mbrapshtë, i dalëdore; zullumqar. Djalë dalëfarësh. Ishte nga ata burra dalëfarësh që u shkojnë pas grave të huaja.
3. I çmendur, i dalëmendsh. Se vjen dikush dalëfarësh dhe të jep mend.
4. I mallkuar, i nëmur. Si s’pushuan këta dalëfarësh!
✱Sin.: i shuar, farëhumbur, i zhdukur, i humbur, i shfarosur, i zhbërë, i mbrapshtë, dackanar, dalëdore, dalëmendsh, zullumqar, dëmtues, shkatërrimtar, mujshar.
MUJSHÁR,~E mb. Që përdor forcën vetëm pse mundet me qëllim që ta detyrojë dikë tjetër të bëjë diçka, që shpërdoron fuqinë a pushtetin për të sunduar me dhunë mbi të tjerët ose për të bërë atë që do vetë, që sillet e që vepron me prepotencë; zullumqar; dhunues; bullizues. Shpëtoj prej njeriut mujshar. Ndihem i turpëruar me disa sjellje mujshare të shokëve të mi. Në fillim fjalët e tij iu dukën disi mujshare. Politika mujshare si promovuese e dhunës në shoqëri.
✱Sin.: zullumqar, dhunues, bullizues.
MÚJSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që e bën diçka vetëm pse mundet (vetëm pse ka forcën), zullumqar; i ashpër, i vrazhdë, i rëndë; kund. i butë. Burrë i mujshëm. Pronar i mujshëm. Pushtet i mujshëm. Nuk tregohet i mujshëm me skamnorin.
2. Që është njeri i fortë, i fuqishëm. Trim i mujshëm. A je i mujshëm?
3. fig. Që kërkon shumë përpjekje, i vështirë, i rëndë, i mundimshëm, i ashpër. Lojë shumë e mujshme.
✱Sin.: zullumqar, i ashpër, i vrazhdë, i rëndë, i vështirë, i mundimshëm, i fortë, i fuqishëm.
ZULLUMQÁR,~E mb., bised. 1. Që bën zullume, dëmtues e shkatërrimtar. U bë zullumqar. Ka qenë zullumqar i madh. Politikanë zullumqarë. Zhurmë zullumqare. Burra zullumqarë.
2. Mujshar, dhunëbërës. Pushtet zullumqar. Drejtues zullumqarë.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Zullumqarët nuk mund t’i shpëtojnë ndëshkimit. Ngritën krye kundër zullumqarëve.
✱Sin.: dëmtues, shkatërrimtar, mujshar, dhunues, dhunëbërës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë