Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BRUMBULLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Zhurmë e vazhdueshme e kandrrave në fluturim; zhezhinë; gumëzhitje, zukatje.
GUMËZHÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Zhurma që bëjnë kandrrat (bleta, grerëza etj.) kur fluturojnë. Gumëzhima e bletës (e arëzës).
2. Zhurmë e ngjashme me atë që bëjnë bletët, arëzat etj. kur fluturojnë; uturimë. Gumëzhimë shurdhuese. U ndie gumëzhima e një salle. Dëgjohej gumëzhima e valëve. Pushoi gumëzhima.
✱Sin.: gumëzhim, gumëzhitje, vrumbullimë, vrumbullitje, zukatje, zukamë, zhuzhitje, zhuzhurimë, zhuzhuritje, zhurmërimë, uturimë.
ZEKTH,~I m. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Taphanus bovinus) Kandërr me krahë, me trup sa një mizë e madhe, që fluturon me një zhurmë të veçantë dhe që gjatë pranverës e verës pickon gjedhin e i thith gjakun. Zekthi i zakonshëm. Pickimi i zekthit. Larvat e zekthit. Zukatje zekthi. E zuri zekthi. Bie zekthi në lopë e nuk i lë rehat. - Të pickoi zekthi që more zjarr kështu? Ngarendnin që të shpëtonin prej zekthit. Sillej e përsillej si bisht kali i trazuem prej zekthave.
2. veter. Sëmundje e gjedhit e shkaktuar nga larvat e zekthit, që shfaqet me dëmtimin e lëkurës. Sëmundja e zekthit. Lopë me zekth.
3. fig., bised. Dëshirë e madhe për diçka, që s'të lë të qetë; merak; padurim. Zekthi i punës. Zekthi i dashurisë (i lirisë).
✱Sin.: zegal, zegël, merak.
♦ I futi (i shtiu) zekthin (dikujt) e nxiti që të mendojë e të përpiqet për diçka, e shpoi; e ngacmoi, e nguci dhe e shqetësoi për diçka, e bëri që të dyshojë për diçka e të mos jetë i qetë; i futi (i shtiu) mizat; i futi (i shtiu) xixat. I hyri zekthi (dikujt) 1. Nuk është më i qetë, sepse ka parë a ka marrë vesh diçka, s’i rrihet më; i hynë mizat. 2. Është inatosur, është nxehur shumë; s’e përmban më veten; i hynë mizat; i hipi gjaku në kokë (në tru).
ZIZÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Zhurmë e vazhdueshme (për disa kandrra që fluturojnë); zukamë, zukatje.
ZUKÁM/Ë,~A f. 1. Zhurmë e vijueshme dhe e njëtrajtshme që bëjnë disa kandrra gjatë fluturimit, zukatje, zëzëllimë. Zukama e bletëve (e mushkonjave, e mizave). Dëgjohet një zukamë e lehtë. Rrotull llambës vinte një mizë e zezë me një zukamë gjumëndjellëse.
2. Zhurmë e pandërprerë që nxjerr një send kur lëviz; zhurmë e zgjatur dhe e paqartë a e mbytur zërash të ndryshëm, zukatje. Zukama e plumbave. Zukama e boshteve të fabrikës. Zukamë e mërzitshme. Zukama e njerëzve në rrugë (në treg). Zukama e nxënësve në klasë.
✱Sin.: zëzëllimë, zukatje, gumëzhimë, zhuzhitje, zhurmë, zhurmim.
ZUKÁTJ/E,~A f. 1. Veprimi kur zukat diçka; zhurmë e mbytur e pandërprerë si bleta kur roit. Zukatja e gjinkallave (e mushkonjave, e mizave). Zukatja e fëmijëve. Sikur u fashit një zukatje e përhershme. Çdo zukatje blete më ngjallte gëzim. Dëgjohej zukatja e bulkthit. Zukatja e ventilatorëve.
2. Zukamë. Zukatja e sharrave. Zukatje zërash. Një zhurmë si zukatje. Dimrit u binin krahëzat e u mekej zukatja.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë