Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GUMËZHÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Zhurma që bëjnë kandrrat (bleta, grerëza etj.) kur fluturojnë. Gumëzhima e bletës (e arëzës).
2. Zhurmë e ngjashme me atë që bëjnë bletët, arëzat etj. kur fluturojnë; uturimë. Gumëzhimë shurdhuese. U ndie gumëzhima e një salle. Dëgjohej gumëzhima e valëve. Pushoi gumëzhima.
✱Sin.: gumëzhim, gumëzhitje, vrumbullimë, vrumbullitje, zukatje, zukamë, zhuzhitje, zhuzhurimë, zhuzhuritje, zhurmërimë, uturimë.
SHAKMÍZ/Ë,~A f., përmb. 1. Shumicë e madhe, mizëri. Shakmizë deputetësh. Shakmizë me yje. Në breg kishte shakmizë çadrash.
2. Zhurma a zhuzhurima e bletëve. Nga larg dëgjohej shakmiza e bletëve. Imitonte bukur shakmizën e bletëve. I pëlqente shakmiza e bletëve.
✱Sin.: mizëri, shumicë, mori, zukamë, gumëzhimë, zhurmërimë, xhymël.
ZHÚRM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Zëra e tinguj të çrregullt e të përzier, zakonisht kur përplasen a fërkohen sende njëri me tjetrin, kur punon një makinë ose një mjet tjetër, kur pëlcet diçka, kur lëviz, shtypet a thyhet ndonjë gjë etj.; krismë, rrapëllimë; kund. qetësi. Zhurmë shurdhuese. Zhurmë e lehtë (e mbytur). Zhurmë hapash. Zhurma e erës. Zhurma e aeroplanit (e traktorit, e makinës, e rrotave të trenit). Zhurma e ujit (e përroit, e detit). Zhurma e lopatave. Zhurma e armëve. Bën zhurmë. Ra (u shemb, u përplas) me zhurmë. Hyri (u ngjit) pa zhurmë. Pushoi (u pre) zhurma. Nuk dëgjohej asnjë zhurmë. Zhurmëria monotone e pyllit po i ndillte gjumin.
2. Britma e thirrje njerëzish që grinden ose që flasin njëkohësisht; zëra të ndryshëm të përzier e të çrregullt që të vrasin veshin, potere. Zhurma e nxënësve në klasë. Zhurma e dasmorëve. Ka shumë zhurmë. - Mos bëni zhurmë! - Pa zhurmë!
3. spec. Tinguj të çrregullt që lëshohen nga aparate të posaçme për të penguar dëgjimin e radios etj.; tingëllim i çrregullt e jo i qartë i zërit që del nga një radio a nga një aparat tjetër. Zhurma e aparatit radiomarrës. Zhurmat e zhurmuesit. Zhurma e radios (e stacionit).
4. mjek. Tingull që nuk shfaqet me tone të qarta. Ka zhurmë në zemër.
5. keq. Diskutim i madh e i fryrë, që bëhet qëllimisht në shtyp etj. rreth një njeriu, një vepre a një çështjeje për të tërhequr vëmendjen e njerëzve, për të mashtruar, për t'u dukur etj.; bujë. Zhurmë mediatike. Zhurma e propagandës partiake. Prirje për bujë e për zhurmë. Pa zhurmë e pa bujë. Bën shumë zhurmë. E shpallën me zhurmë.
✱Sin.: zhurmëri, zhurmërimë, zhurmërim, krismë, rrapëllimë, rropamë, zukamë, shurukamë, shamatë, potere, gulm, bujë.
♦ Bëri zhurmë. 1. (dikush) U grind e foli rëndë, bërtiti për diçka që nuk shkonte a nuk ishte kryer ashtu siç duhej; bëri potere vjet.; bëri shamatë vjet. 2. (diçka). shih bëri bujë (diçka).
ZIZÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Zhurmë e vazhdueshme (për disa kandrra që fluturojnë); zukamë, zukatje.
ZUKÁM/Ë,~A f. 1. Zhurmë e vijueshme dhe e njëtrajtshme që bëjnë disa kandrra gjatë fluturimit, zukatje, zëzëllimë. Zukama e bletëve (e mushkonjave, e mizave). Dëgjohet një zukamë e lehtë. Rrotull llambës vinte një mizë e zezë me një zukamë gjumëndjellëse.
2. Zhurmë e pandërprerë që nxjerr një send kur lëviz; zhurmë e zgjatur dhe e paqartë a e mbytur zërash të ndryshëm, zukatje. Zukama e plumbave. Zukama e boshteve të fabrikës. Zukamë e mërzitshme. Zukama e njerëzve në rrugë (në treg). Zukama e nxënësve në klasë.
✱Sin.: zëzëllimë, zukatje, gumëzhimë, zhuzhitje, zhurmë, zhurmim.
ZUKÁT (ZUKÁS) vep., ~A, ~UR jokal. 1. vet. v. III Bën një zhurmë të vijueshme e të njëtrajtshme, bën zukamë (për disa kandrra kur fluturojnë), zëzëllon, roit. Zukatnin gjinkallat (bletët, mushkonjat). Zukatnin si mizat. Zukatnin pareshtur. Zukat e zukat dhe më vë në gjumë. (folk.).
2. fig. Nxjerr një zhurmë të mbytur e të pandërprerë; bëj një zhurmë si bleta kur roit, zhurmon. Zukatin aparatet. Të rinjtë zukatnin në oborr. Turma zukaste si në një koshere bletësh dhe zhurma përhapej deri tej.
✱Sin.: gumëzhin, zhuzhet, zëzëllon, roit, zhurmon.
ZUKÁTJ/E,~A f. 1. Veprimi kur zukat diçka; zhurmë e mbytur e pandërprerë si bleta kur roit. Zukatja e gjinkallave (e mushkonjave, e mizave). Zukatja e fëmijëve. Sikur u fashit një zukatje e përhershme. Çdo zukatje blete më ngjallte gëzim. Dëgjohej zukatja e bulkthit. Zukatja e ventilatorëve.
2. Zukamë. Zukatja e sharrave. Zukatje zërash. Një zhurmë si zukatje. Dimrit u binin krahëzat e u mekej zukatja.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë