Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zorrëtharë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

URITUR

URÍTUR (i, e) mb. 1. Që ka a që ndien uri; që nuk ka ngrënë; i pangopur; kund. i ngopur. Fëmijë i uritur. Bishë e uritur. Ishte i uritur. Ngriheshinuritur nga sofra.
2. shpreh nevojën për të ngrënë, që tregon se ka uri. Me sy të uritur. Ndihem i uritur.
3. fig. Që ka etjemadhe për diçka, i etshëm. I uritur për punë. I uritur për dije.
Sin.: i urët, i urëtuar, i urishëm, i pangrënë, i panginjur, barkzbrazur, barkshuar, barkthatë, barktharë, barkdërrasë, barkzgopur, barkbosh, zorrëtharë, gojëtharë, gojëthatë, grykëtharë, barkbosh, sharrnjyer, i etur, i etshëm, i djegur i varfër.

ZORRËTHARË

ZORRËTHÁRË mb. 1. Që s'ka ta hajë sa të ngopet, që i është tharë zorra; i uritur. Dorëlarë, zorrëtharë. (fj. u.).
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit.
Sin.: i uritur, zorrëthatë, varfanjak, zorrëbosh.

ZORRËTHATË

ZORRËTHÁTË mb. 1. Që nuk ka ngrënë asgjë, që e ka barkun bosh, zorrëbosh; zorrëtharë. Zorrëthatë e bythëgrisur / Punon vetëm për të tjerë. (fol.).
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.