Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BARKTHÁTË mb. 1. Që e ka barkun fare të zbrazur, i pangrënë; i uritur. Ishin barkthatë.
2. Barkdërrasë, barkpetë.
3. Që nuk ka shëndet të mirë, shumë i dobët e shëndetlig (nga të pangrënët, nga ndonjë sëmundje etj.); që s’mbahet dot më këmbë, me gjysmë shpirti. Kish mbetur barkthatë e zhele-zhele.
4. keq. Që nuk lind dot fëmijë, shterpë, barkshuar (për gruan). Grua barkthatë.
✱Sin.: i pangrënë, i uritur, i zijosur, barkpangopur, barktharë, barkzbrazur, barkbosh, barkdërrasë, zorrëtharë, zorrëbosh.
PANGRË́NË (i, e) mb. Që nuk ka ngrënë fare ose nuk ka ngrënë sa duhet; që vuan vazhdimisht nga uria, i ushqyer keq; kund. i ngrënë. Fëmijë i pangrënë. I paveshur dhe i pangrënë.
✱Sin.: barkbosh, barkzbrazur, barkzbrazët, barkzgropur, zorrëbosh, zorrëthatë, gojëthatë, i thashëm, i esëllt, i uritur, i paushqyer, i pangopur.
ZORRËTHÁRË mb. 1. Që s'ka ta hajë sa të ngopet, që i është tharë zorra; i uritur. Dorëlarë, zorrëtharë. (fj. u.).
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
✱Sin.: i uritur, zorrëthatë, varfanjak, zorrëbosh.
ZORRËTHÁTË mb. 1. Që nuk ka ngrënë asgjë, që e ka barkun bosh, zorrëbosh; zorrëtharë. Zorrëthatë e bythëgrisur / Punon vetëm për të tjerë. (fol.).
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë