Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NGUSHT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj diçka më të ngushtë diçka; kund. zgjeroj. Ngushtoj pantallonat (fustanin). Ngushton enët e gjakut.
2. I pakësoj vendin a hapësirën e nevojshme; kund. zgjeroj. E ngushtoi me shtëpi. Ardhja e tyre i ngushtoi.
3. E bëj më të shtrënguar, e mbyll më tej; rrethoj mirë. E ngushtuan rrethimin. E ngushtuan darën forcuan rrethimin.
4. E bëj më të vogël a më të kufizuar, zvogëloj, pakësoj. I ngushtoi tregjet. Nuk ia ngushtoi dot rrezen e veprimit. Ngushtoj stomakun.
5. fig. Kufizoj brenda disa caqeve, e bëj të kufizuar e të mangët. I ngushton horizontin (lëmin e njohurive). Ngushton tematikën e punimit. E ngushton rolin e diçkaje. E ngushton edukimin vetëm me leksione.
6. fig. Zvogëloj përmasat e një dukurie, e bëj më pak të ndjeshme, kufizoj. Ngushtoj dallimet midis fshatit e qytetit.
7. fig. E vë në një gjendje të vështirë; bëj të ndihet ngushtë, e vë në pozitë të vështirë; e zë ngushtë; e detyroj të bëjë diçka; e rëndoj; zorit. E ngushtoi me fjalë. E ngushtoi t’i lante borxhin. Mos iu anko mysafirit se e ngushton. (fj. u.).
✱Sin.: shtrydh, zvogëloj, ngushtësoj, shkurtoj, mbledh, ngjesh, pakësoj, ul, rrethoj, gulçoj, dobësoj, rrëgjoj, rrudh, kufizoj, holloj, vështirësoj, mbledh, rëndoj, varfëroj, shtrëngoj, zoroj, sikletoj, angështoj, mbërthej, zorit.
♦ Ia ngushtoj *rrezen (diçkaje). Ia ngushtoj *shtegun (diçkaje).
ZOR,~I m., bised. 1. Shtrëngim që i bëhet dikujt për diçka, detyrim me dhunë a me forcë. Ia mori me zor. E mbajtën me zor. U fut me zor. E nxori jashtë me zor. Nuk është me zor kjo punë.
2. Përpjekje e madhe për të kryer a për të arritur diçka, mundim; vështirësi. Ngjitet (ngrihet) me zor. Ecte me zor. E hëngri me zor. Merr frymë (flet) me zor. E kuptoi me zor. Me zor e dallonin. E ka zor të flasë. Ka hequr zor. I dha zor të madh. Bujku i mirë ia merr me zor bukën tokës. (fj. u.).
3. Gjendje e keqe dhe e rëndë në të cilën është dikush dhe që e shtyn të bëjë diçka, nevojë; vështirësi. Ka rënë (është) në zor. Erdhi prej zorit. E pranoi nga zori. Kur t’i shoh dy sytë e shkrue, / Jam në zor, moj, jam në hall. (folk.). Zori të çon në derë të hasmit. (fj. u.).
4. Drojë a turp që na vjen nga dikush a nga diçka. I vjen zor nga ai. I vjen zor të flasë. E ka nga zori. - Mos ki zor! Na erdhi zor të gjithëve kur e pamë në atë gjendje. Nuk dinte ku të fshihej prej zorit.
✱Sin.: detyrim, dhunë, shtrëngim, forcë, përpjekë, mund, vështirësi, zorim, zahmet, hall, gjyç, drojë, turp, druajtje.
ZORÍT (ZORÍS) vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. E shtrëngoj a e detyroj dikë me forcë, e vë në vështirësi, në mundim. E kanë zoritur borxhet. E nuk ka ma vështirë se tjetrin me e zorit në këto ditë të vështira, se bukën e gojës nuk e kemi.
2. E vë në zor dikë, e ngushtoj. E zoriti pak. Nuk e zorit veten. Shumë më kanë zoritë secili me nga një pyetje të mprehtë. - Mos më zorit, të lutem! Këtë nuk e bëj dot.
✱Sin.: ngushtoj, shtërngoj, mundoj, detyroj.
►ZORÍT/EM jovep. ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Shtrëngohem a detyrohem me forcë, vihem në vështirësi, në mundim. Pa u zoritur fare. Ai nuk zoritet fort.
2. vetv. Ngushtohem, vihem në zor, turpërohem. Ky malësori u zorit, se miku i kish ardhë e nuk kish shka me i qitë me hangër.
3. pës. e ZORÍT.
✱Sin.: ngushtohem, shtrëngohem, mundohem, turpërohem, detyrohem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë