Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zorim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

VALAVELE

VALAVÉL/E,~JA f. Zor, një gjendje shumë e keqe, e rëndë dhe e vështirë në të cilën ndodhet dikush. E kishte kapur valavelja. E ka shtrënguar valavelja.
Sin.: zor, zorim, shtrëngim, vështirësi.

ZOR

ZOR,~I m., bised. 1. Shtrëngim që i bëhet dikujt për diçka, detyrim me dhunë a me forcë. Ia mori me zor. E mbajtën me zor. U fut me zor. E nxori jashtë me zor. Nuk është me zor kjo punë.
2. Përpjekje e madhe për të kryer a për të arritur diçka, mundim; vështirësi. Ngjitet (ngrihet) me zor. Ecte me zor. E hëngri me zor. Merr frymë (flet) me zor. E kuptoi me zor. Me zor e dallonin. E ka zor të flasë. Ka hequr zor. I dha zor të madh. Bujku i mirë ia merr me zor bukën tokës. (fj. u.).
3. Gjendje e keqe dhe e rëndë në të cilën është dikush dhe që e shtynbëjë diçka, nevojë; vështirësi. Ka rënë (është) në zor. Erdhi prej zorit. E pranoi nga zori. Kur t’i shoh dy sytë e shkrue, / Jam në zor, moj, jamhall. (folk.). Zoriçonderë të hasmit. (fj. u.).
4. Drojë a turp që na vjen nga dikush a nga diçka. I vjen zor nga ai. I vjen zor të flasë. E ka nga zori. - Mos ki zor! Na erdhi zor të gjithëve kur e pamë në atë gjendje. Nuk dinte ku të fshihej prej zorit.
Sin.: detyrim, dhunë, shtrëngim, forcë, përpjekë, mund, vështirësi, zorim, zahmet, hall, gjyç, drojë, turp, druajtje.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.