Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zog”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ABRASHKË

ABRÁSHK/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Parus montanus) Zog i vogël e i shkathët këngëtar, me pendë ngjyrë gri, me pendëzeza mbi kokë, me bishtshkurtër dhedrejtë, që jetontufazona malore dhepyje halore; trishtil i malit, trishtil kokëzi, zog mali, cicërima malore.
Sin.: trishtil, bishtdylmer.

AKEPË

AKÉP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Loxops coccineus) Zog shumë vogël i ishujve Havaj, me peshë deridhjetë gram, me pendë me larmi ngjyrash, me krahëtngjyrëkuqendezur kah e portokallta, me bishtngjyrëkafenjtë.

AMAZONË

AMAZÓN/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Psittacidae) Zog i familjes së papagajve që jetojnë në Amerikën Qendrore dhe atë Jugore, me ngjyrëgjelbër dhe blu, të verdhë ose të kuqe, që shquhen për zgjuarsinë dhe për aftësinë për të imituar zërin e njeriut.

ANHINGË

ANHÍNG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. 1. (lat. Anhinga anhinga) Zog peshkngrënës, me qafëgjatë e me sqepmprehtë, që jetonvise kënetore tropikale e subtropikale; zog gjarpër, qafëgjarpër, shigjetëz, gjeldeti ujor.
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje anhingash: Anhinga afrikane (lat. Anhinga rufa) anhingë e madhe me puplazeza, ndonjëherë edhe me vijabardha në të kafenjtëçelëtduken si të valëzuara, me qafëgjatë, me sqepmprehtë me majë dhepërkulurformën e shkronjës S, që jetonhapësiragjera liqenore e kënetore. Anhinga lindore (lat. Anhinga melanogaster) anhingë me qafëgjatë dhehollë, me sqep me majëdrejtë, me bishtgjatë me dymbëdhjetë pendëforta, që zë peshk me trupinzhytur në ujë, që zvarritettokë kur përpiqetecë.
Sin.: qafëgjarpër, peshkngrënës, shigjetëz, shigjetëz.

ARAMI

ARAMÍ,~AI f. sh. ~E, ~ET (lat. Emberiza citrinella) zool. Zog këngëtar i përhimë me kokë, gushë e barkverdhë, me sqeptrashë, që ushqehet me fara, manaferra, insekte dhe me larvat e tyre, që jetonshkurre fushash e livadhesh, shpeshtufa, dhendërton fole me barëra e myshkshkurre, në të cilën lëshon një deri gjashtë vezë; cerla verdhashe. Arami fushe. Tufë aramish. Fole aramish. Kënga e aramisë. Arami e bukur.
Sin.: harabel, trumcak, kanarinë, kryeartëz, gardalinë.

ARKEOPTERIKS

ARKEOPTERÍKS,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. (lat. Arcaeopteryx lithographica) Zog fosil, ndër më të vjetrit e zbuluar deri sot, që dëshmon një formë kalimtare midis zvarranikëve (dinozaurëve mishngrënës) dhe zogjve, me formë e madhësingjashme me laraskën, me gjatësi rreth 30 cm, me peshë 300-500 gr e me sqepgjatë.

AUZ

AÚZ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT I vogli i gomaricës, zog gomari. Lodron si auz. Auz i ligsht.
Sin.: kërriç, pulisht, visk.

BABAXHAN

BABAXHÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. Zog nate grabitqar me puplaverdha në të kuqe e me njollahirta.

BAKAR

BAKÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT arb., zool. Zog i ri, zog pule i vogël, ende i papendosur; cërre.

BALEZ

BÁLEZ,~A f. sh. ~A, ~AT zool. 1. Baldosë. Hyri balezaarë e na bëri zarar.
2. Zog i zi me balëbardhëkokë. Baleza është më e vogël se rosa.

BALLËLULËS
BALLËVERDHË

BALLËVÉRDH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. Zog me trup shumëvogël me krahëverdhë, që e ka ballinkuq me pikaverdha dhe që nuk shtegtondimër.

BALSAMUAR

BALSAMÚAR (i, e) mb. 1.është lyer me balsam a me ndonjë lëndë tjetër për të mos u prishur (për trupin e një të vdekuri, të një kafshe a të një shpendi). Kafshë të balsamuara. Zog i balsamuar. Një i vdekur i balsamuar. Kishte qenë i balsamuar.
2. Që ka erë të mirë e dehëse. Erë (aromë) e balsamuar.

BAROSKË

BARÓSK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. Zog i larmë me trup sa të mëllenjës.

BENG

BEN/G,~GUI m. sh. ~GJE, ~GJE zool. (lat. Oriolus oriolus; Coracias oriolus) Zog shtegtar sa një harabel, me puplangjyrëverdhëndritur, me krahëzinj e me sqepkuq, që ushqehet me fiq; fikës. Tufë bengjesh. Femra e bengut.
Sin.: afça, fikës, planos.

BEZUN

BEZÚN,~E mb. Që nuk ka pupla, i papendosur. Zog bezun.

BEZUNË

BEZÚN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. 1. Zogu i pëllumbit.
2. Zog pa pupla, që s’i kanë dalë pendët.

BICULL

BICÚLL,~I m. sh. ~A, ~AT krahin. 1. zool. (lat. Pipistrellus pipistrellus) Lakuriqës.
2. Zogcilit nuk i kanë dalë ende puplat, lapurak.

BILBIL

BILBÍL,~II m. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Erithacus luscinia; Luscinia megarhynchos; Sylvia luscinia) Zog i vogël shtegtar me puplapërhimebark dhemurrme te krahët, që njihet si këngëtari më i mirë ndër gjithë zogjtë. bilbili. Kënga e bilbilit. Foleja e bilbilit. Fabula e bilbilit dhe e thëllëzës. Këndon si bilbil. O bilbil ta bëra benë, / Në ta gjetsha dot folenë.... (folk.). Nga një thellësirë, ta dëgjova zërin, / Ti ishe bilbil, më dole thëllëzë. (folk.). Fëmija është bilbili i shtëpisë. (fj. u.). Nuk këndon bilbili kur i vë galën (sorrën) pranë (në kuvli). (fj. u.). Bilbili te kafazi nuk këndon nga qejfi, po nga marazi. (fj. u.). Nuk vishet korbi me pendët e bilbilit. (fj. u.). Kur hyn sorratrëndafil, i duket vetja bilbil. (fj. u.).
2. zool. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa llojekëtij zogu. Bilbil kallmishtash (i kallmishtave) (lat. Acrocephalus arundinaceus) një nga zogjtë këngëtarë më të përhapur, që dallohet nga bilbili i zakonshëm për nga gjatësia e trupit dhe mënyra si këndon. Bilbil kënete (i kënetave) (lat. Cettia cetti) zog i vogël këngëtar i viseve me klimëbutë a të ngrohtë. Bilbil uji (i ujit) (lat. Alcedo atthis) shpend me këmbë pa membranë, që kridhetujëracekëta dhe ecënfundtyre për të gjuajtur; bilbil peshkatar.
3. Mjet i vogël me një pip, të cilit i fryjmë për të nxjerrë fërshëllimë. Bilbil druri. Bilbili i gjyqtarit të lojës (i policit, i rojës). Bilbil fëmijësh. Fërshëllima e bilbilit. Lugë me bilbil. I ra (i fryu) bilbilit. - Bjeri bilbilitmblidhen!
4. fig., poet. Trim; luftëtar. Nëpër shekuj krahëndritur / Trembëdhjetë bilbilat vijnë. (folk.).
U bilbil (dikush) u ndreq, u si duhet, sillet mirë (për njerëz që nuk kanë qenërregullt); u lule; u nuse. Kur të bëhet laraska bilbil kurrë, asnjëherë; kur të bëhet grerëza bletë; kur të këndojë sorra si bilbili. Bilbil gjyzari figurë e përrallave popullore: bilbil me zë shumëbukur, që paraqitet sikur bën çudira; fig. këngëtar me zë të bukur. (Është) bilbil nga goja (dikush) flet lirshëm e bukur, është i zoti i gojës; e ka gojën bilbil. Bilbilkafaz njeri i mirë e i zoti, që i ka të gjitha për të jetuar, por nuk ka liri; është pa liri e pa shpresë. E ka gojën bilbil (dikush) shih është bilbil nga goja (dikush). I ka veshët bilbil (dikush) dëgjon shumë mirë, është i mprehtë nga veshët; i ka veshët pipëz. këndojnë bilbilat iron. kam shumë halle a telashe e nuk di ç’të bëj; zien (më mizëron) koka; më këndojnë dyzet gjela (mbi kokë).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.