Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zjarrishtë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BUXHAK

BUXHÁK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Vatra ku ndizet zjarri; oxhaku me gjithë vatër. Buxhaku i vatrës. Hiri i buxhakut. Prushibuxhak. - Hidhi dru buxhakut! Buxhaku s’bëhet oxhak. (fj. u.).
2. Vendkrye (në dhomë me oxhak), pak më i ngritur se vatra, ku ulemi; qoshk. Buxhaku i dhomës. Rribuxhak. Në buxhak ulet miku. Ulur pranë buxhakut. Ku është plaku, është buxhaku. (fj. u.).
3. Shesh i vogël në mes të pyllit, lirishtë. Kasollja për kafshët ngrihetndonjë buxhak.
Sin.: vatër, zjarrishtë, gllanik, kënd, bash, qoshk, caran, lirishtë, çeltirë, shogëlinë.

OXHAK

OXHÁ/K,~KU m. sh. ~KË, ~KËT 1. Vendianë të një dhome a në një ndërtesë, bashkë me pjesën e hapur deri mbi çati, ku ndizet zjarri dhe shkon tymi jashtë. Oxhak i lartë. Oxhakët e shtëpive. Oxhaku i fabrikës (i uzinës). Tymi i oxhaqeve. Bloza e oxhakut. Shtëpi me oxhak. Fshijnë (pastrojnë) oxhakun. Burrëria nuk njihet duke folur pranë oxhakut. (fj. u.).
2. vjet., fig., bised. Njerëzit e shtëpisë, familja; farefisi. E kishte oxhak. Ishin nga një oxhak. Bijë e keqe fëlliq oxhakun. (fj. u.). Oxhaku vete te oxhaku e dera te dera. (fj. u.). Pa patur zjarrvatër, nuk tymon oxhaku. (fj. u.).
3. fig., hist. Familje e vjetër dhe e dëgjuar, shtëpia e parë dhe e njohur ngatjerët; familje e shtresëspasur. Oxhak i madh. Oxhaqet feudale. Djalë oxhaku. Ishte oxhak (ishte prej oxhaku). Këndi pa plak - shtëpi pa oxhak. (fj. u.).
4. tek. Gyp i gjatë, që shërben për të lidhur mjediset e brendshme me ato të jashtmet kryesisht për ajrim. Oxhak ajrimi. Oxhaku i minierës (i tunelit, i vendstrehimit).
5. Copë toke e vogël, që mbillet me diçka, lehë; gropë e vogël me dheshkrifur e të plehëruar, ku mbillen farat e disa bimëve. Oxhak orizi. Oxhakët e duhanit. Oxhakë me tranguj. E mbjell misrinoxhakë.
6. vjet. Furrë. Oxhak gëlqereje (qymyri). Oxhaku i tullave (i tjegullave).
7. si ndajf. sasimadhe, fjollë, si oxhaku. I shkonte tymi oxhak.
Sin.: tymtar, tymtore, tymar, tymak, zjarrishtë, forum, buhar, oshmak, familje, farefis, furrë, lehe.
S’i del jashtë as *tymi i oxhakut (i zjarrit) (dikujt). Ia heq oxhaku (dikujt) i venë punët sipas sërës, e ka në traditë; e ka për fis (dikush). Janë të një oxhaku kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin, janë farefis. Oxhak pa tym shtëpi pa njerëz; shtëpi e braktisur, njerëzit e së cilës kanë ikur ose kanë vdekurgjithë. E shkruaj në *rrasëoxhakut (diçka). Iu shua oxhaku (*vatra) (dikujt).

TAKETUKE

TAKETÚK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Enë e vogël, në trajtandryshme, që shërben për të shkundur hirin e duhanit dhe për të lënë në të bishtat e cigareve; himbajtëse, tavllë, zjarrishtë. Taketuke qelqi (porcelani). Taketuke katrore (e rrumbullakët). Zbraz (pastroj) taketuken. Kamerieres iu thye taketukja e qelqtë. Shkund hirintaketuke. Fik cigarentaketuke.
Sin.: himbajtëse, tavllë, shpuzore, zjarrishtë.
Nuk ështëtaketuke (dikush) bised. shih nuk ështëvete (dikush). Erdhitaketuke (dikush) bised. shih erdhivete (dikush).

VATËR

VÁT/ËR,~RAI f. sh. ~RA, ~RAT 1. Vendi rrëzë oxhakut, pak si i thelluar, i shtruar me rrasa guri, me pllaka etj., ku ndizet zjarri. Vatra e zjarrit. Rri pranë vatrës. Mblidhemi rreth vatrës. Kalojmë mbrëmjen rreth vatrës. U ul në kryevatrës.
2. Pjesa e poshtme e furrës, e farkës, e sobës etj., ku ndizen e digjen drutë, qymyri etj. Vatra e furrës (e farkës).
3. Hapësirë fare e vogël, vend i ngushtë sa për të ndezur zjarr; lehe, vulla. Një vatër vend. Kishte mbjellë një vatër qepë. S’kishte një vatër truall kishte pak vend.
4. fig. Shtëpia ku kemi lindur e jemi rritur, ku banon familja a ku kanë jetuarparët tanë brez pas brezi; familja; kryes. sh. vendi ku kemi lindur e jetojmë, vendlindja. Vatër e dashur (e shtrenjtë). Vatra atërore (prindërore). Vatra e të parëve (e stërgjyshërve). Vëllezër të një vatre vëllezërkanë lindur e janë rritur në një shtëpi. Mik vatre mik i afërt, mik i shtëpisë. Në çdo vatër. Mbeti pa vatër. Njeri pa strehë e pa vatër. Më merr malli për vatrën time. I ra fatkeqësiavatër. Mbrojmë vatrat tona. Lënë vatrat e tyre. Nuk e durojmë armikun të na shkeli (na shkatërroi) vatrat tona.
5. fig. Vendi ku lind e zhvillohet diçka, vendi prej nga vjen a përhapet diçka, burimi i diçkaje; vendi a pikatërheq vëmendjen më të madhe; qendra e një veprimtarie a e diçkaje tjetër; çerdhe, djep. Vatra e tërmetit (e vullkanit) (gjeol.). Vatër epidemie. Vatër e shkollimit shqip. Vatër shkencore (kulturore).
6. fiziol. Qendra e një veprimtarie nervore. Vatra e nxitjes (e frenimit). Vatrat e sistemit nervor.
7. mjek. Venditrupin e një njeriu ose të një kafshesëmurë, që është qendra e qelbëzimit, e mahisjes ose e një sëmundjeje tjetër. Vatër tuberkulozi. Vatër infeksioni. Vatër qelbi. Zbuloi (zhduku) vatrën e sëmundjes.
8. fiz., opt. Pika ku kryqëzohen a priten rrezet paralele pasi këto pasqyrohen mbi një sipërfaqe ose pasi përshkojnë një sistem thjerrash. Vatër shëmbëllimi. Vatra e pasqyrës (e thjerrëzës). Vatra e xhamit zmadhues.
9. gjeom. Pikë e diametrit kryesor të elipsit, të hiperbolës etj., me vetiveçanta kundrejt pikave të lakores. Vatrat e elipsit. Largësia midis vatrave.
Sin.: zjarrishtë, oxhak, gllanik, shtëpi, plëng, strehë, atdhe, mëmëdhe.
U *gjyshvatër (dikush). *Caran vatre. Të dalshin *hithravatër! mallk. Në *kryevatrës (të vendit). Ia la vatrën (prehrin) *thatë (dikujt). Lëpin *hirin e vatrës (dikush). I luajti *caranin e vatrës (dikujt). Na mbiuvatër (dikush) keq. erdhi e u ngul, nuk ikën; na u shpif es’na shqitet; ka lëshuar (ka zënë, ka hedhur) rrënjë. Është jashtë *caranit (të vatrës) (dikush). Jam ngrohur në një vatër (me dikë) jemi farefis, jam i afërt me të, jemi rritur bashkë. S’ka as *hi në vatër (dikush). E ndez zjarrinvatrën e vet (dikush) sheh punët e vet, nuk u ndërhyntjerëve, nuk ngatërrohet me të tjerët dhe nuk i bën keq askujt; nuk të bieqafë. I ngrohet vatra edhe pa prush (dikujt) shih i pjell edhe këndesi (dikujt). E nxjerr ujinvatër (dikush). 1. S’lë gjë pa trazuar e pa prishur, është shumë i prapë (sidomos për fëmijët); s’lë dy gurë bashkë. 2. shih nxjerr vaj nga guri (dikush). Iu shkulën *caranjtë e vatrës (dikujt). Iu shua vatra (oxhaku) (dikujt) mbeti pa fëmijë, nuk la pasardhës; i vdiqëngjithë, mbeti shkretë; iu shua pragu (dera); iu mbyll shtëpia; iu mbyll dera; iu shkulën caranjtë e vatrës. Ia thau vatrën (dikujt) nuk i bëri fëmijë; nuk i lindi trashëgimtar; e mbylli derën (dikush); ia mbylli shtëpinë. Vatërvatër shih pragprag. Vatër zjarri vendmundshërbejë si pikënisje për të ndezur luftëra.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.