Fjalori

Rezultate në përkufizime për “zilisem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LAKMOJ

LAKM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. keq., edhe jokal. Kam dëshirëmadhe e të pangopur për ta pasur vetë diçka a dikë; e teprojdiçka (në të ngrënë etj.), tregohem i pangopur. Lakmon në të ngrënë. Ma lakmon zemra. - Ç’i lakmoi që e mori? Gjithnjë e kanë lakmuar atë vend.
2. Kam synimepadrejta për të pasur diçka me çdo mënyrë. Nuk ka lakmuar asnjëherë pas parasë.
3. jokal. Përpiqem me të gjitha fuqitë që të bëj a të rregulloj diçka, mundohem jashtë masës. Lakmonpunë. Lakmonin ta mbaronin (ta kryenin) shpejt punën.
4. kal. E kam zili dikë. Nuk e lakmoj fare atë njeri.
Sin.: zilis, zilisem, babëzitem, dua, dëshiroj, gulçoj, gjakoj.

SMIROHEM

SMIR/ÓHEM jovep., ~ÓVA, ~ÚAR vetv. hyn smira, me hipën smira për dikë, zilisem. U smirova nga harmonia e tyre. Nuk është mirësmirohesh.

ZILEPSEM

ZILÉPS/EM jovep. ~A (u), ~UR bised., vetv. hyn zilia, më vjen zili, zilisem. Zilepsen pas jetës farfuritëse të të tjerëve. Vetëm hajdutët zilepsen me pasurinë e tij. Fukarai zilepset me mbulesën e gomarit. (fj. u.).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.